
Ish-ushtaraku Zabit Çuku që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit të armëve në Gërdec ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO.
Dëshmia e tij është dhënë në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Dëshmitari Zabit Çuku, ish-ushtarak në rezervë, tha se kishte punuar për gati një muaj në Gërdec, si specialist demontimi. “Na ftoi Sokol Ngjeci për demontim. Na organizoi një takim me Delijorgjin. Ne do ishim si skuadra e sigurimit teknik. Unë kisha 6-8 veta nën mbikëqyrje”, tha dëshmitari.
Çuku ka thënë se për punën në Gërdec nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë.
“Rregullore me gojë për punën pati, por jo me shkrim”, tha dëshmitari. Në lidhje me ditën e ngjarjes, dëshmitari tregon se kishte dëgjuar një zë gruaje “mori flakë” dhe gati 20-30 metër larg kishte parë tym të bardhë, që e kishte njohur si tym baruti.
“U kërkova punëtorëve të iknin shpejt. U larguam për rreth 350 metra. Nga shpërthimi i dytë më ra një copë predhe në kokë, si edhe kam thyer këmbën”, tha dëshmitari.
Për shkakun e shpërthimit, Çuku tha se pas ngjarjes kishte dëgjuar se ishte shkaktuar nga ndezja e barutit në karrocën e saposalduar. Mes të tjerash ai vijoi të tregonte për ditën e tragjedisë, ndërsa shtoi se gabim ishte fakti që në vendngjarje ishte grumbulluar shumë barut.
“Çdo ditë baruti grumbullohej në sheshin e madh. Pas kësaj faze largohej menjëherë. Atë ditë u grumbullua shumë në sasi të madhe. U bë shumë. Dhe nuk u largua. Ai ishte gabimi i asaj ditë”, shprehet ai.
Në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, janë thirrur dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave.
Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me çës...
Gjykata ka cakuar masën “arrest shtëpie” për 16-vjeçarin, ...
Avokatja e ndërtuesit Fatmir Bektashi, Vasilika Hysi, ...
Engjëllush Avdulaj, drejtori i paraburgimit të Vlorës, ka ...
Mjeku i mirënjohur shqiptar, Tritan Kalo, i cili prej ...
Lajm i mirë! Shqipëria ka dalë nga zona e gri e pastrimit ...
GJKKO ka sekuestruar disa pasuri të biznesmenit Pëllumb Gj...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dha një lajm ...
Sot, ish-minatorët kanë zhvilluar një protestë para Kr...
Ligji aktual për sistemin e adresave në vend parashiko...
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Be...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një zyrtar i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës është...
Gazetari Blendi Fevziu gjatë emisionit "Opinion" i është d...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në emisionin Op...
Gazetari Blendi Fevizu i ka drejtuar ish kryeminsitrit Sal...
Ish kryeministri Sali Berisha në emisionin Opinion ka treg...
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes analistit Andi Bu...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka bërë me dije se SPAK ka f...
Ish kryeministri Sali Berisha në daljet e tij publike apo ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...