Jamarbër Malltezi ankimon masën e sigurisë/ Kërkon daljen nga qelia
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Be...

Ligji aktual për sistemin e adresave në vend parashikonte përfundimin e emërtimit dhe numërtimit të territorit të çdo bashkie brenda vitit 2016. Por shtatë vite më vonë duket se ky proces shfaq probleme duke lënë një pjesë të territoreve pa sistem të saktë adresash.
Ministria e Brendshme ka dorëzuar për konsultim disa ndryshime në ligjin “Për Sistemin e Adresave” duke theksuar edhe një herë detyrimet që kanë bashkitë, vendosjen e masave administrative për ata që nuk përmbushin këto detyrime si dhe mënyrën se si do të bëhet numërtimi i banesave dhe përballimi i kostove.
Kështu, së pari, në ligj shtohet një nen në të cilin specifikohen të dhënat parësore dhe dytësore që përbën Regjistri Kombëtar i Adresave.
Kështu sipas nenit 4/2 thuhet se të të dhëna parësore janë: i) elementët përbërës të adresës; ii) gjurma gjeohapësinore; iii) kodi unik; iv) koordinatat gjeografike, gjatësi dhe gjerësi. Ndërkohë e dhënë dytësore është i) ortofoto.
Procesi i emërtimit dhe numërtimit
Në nenin 25/1 projektligji përcatkon atë çfarë njihet si proces emërtimi. “Bashkia vendos tabelat e emërtimit për zonën e qarkullimit civil brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga miratimi i këtij ligji, sipas adresës në RKA.
Struktura përgjegjëse për planifikimin e territorit në bashki identifikon zonat e qarkullimit civil të paemërtuara. Bashkia raporton ecurinë e procesit të emërtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile” thuhet në këtë nen.
Ndërkohë në një tjetër nen 25/2 specifikohet ajo që njihet si proces i numërtimit.
“Bashkia kontrollon mbarëvajtjen e procesit të vendosjes së tabelave të numërtimit fizik të ndërtesave, të hyrjeve dhe apartamenteve. Pronari i ndërtesës vendos tabelën e numërtimit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga miratimi i rregullave për vendosjen e tabelës së numërtimit. Struktura përgjegjëse për planifikimin e territorit në bashki identifikon ndërtesat, hyrjet dhe apartamentet e panumërtuara. Bashkia raporton ecurinë e procesit të numërtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile” thuhet në dokument.
Për të nxitur zbatimin e kërkesave drafti parashikon sanksione për kryetarët e bashkive.
“Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile vendos masë administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, për kryetarin e bashkisë, në të cilën rezultojnë pjesë të territorit publik të paemërtuara dhe të panumërtuara me tabelat përkatëse. 2Sanksioni, i cili përbën titull ekzekutiv zbatohet për çdo pjesë të territorit publik të paemërtuar sipas të gjithë elementëve të adresës dhe të panumërtuar” thuhet në draft.
“Projektligji synon zgjidhjen e problematikave të krijuara deri më tani për sistemin e adresave në territorin e Republikës së Shqipërisë, që kryesisht derivojnë nga mosndjekja e procesit të emërtimit nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, bashkitë, si dhe në vijim të porosisë së Kryeministrit, nëpërmjet së cilës është përcjellë aplikimi i sanksioneve të forta ndaj bashkive që nuk përmbushin këtë proces, i parashikuar për t’u përmbyllur që në vitin 2016” thuhet në relacion./Monitor
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Be...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një zyrtar i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës është...
Gazetari Blendi Fevziu gjatë emisionit "Opinion" i është d...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në emisionin Op...
Gazetari Blendi Fevizu i ka drejtuar ish kryeminsitrit Sal...
Ish kryeministri Sali Berisha në emisionin Opinion ka treg...
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes analistit Andi Bu...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka bërë me dije se SPAK ka f...
Ish kryeministri Sali Berisha në daljet e tij publike apo ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka shk...
Ish kryeministri Sali Berisha është trteguar i prerë d...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për vendimet e gjykat...
Valentina Teodoresku ishte avokatja e radhës, e cila u cak...
Dorian Duçka ka dalë nga ambinetet e SPAK, ku është ma...
Në Bullgari është mbajtur kampionati botëror për flutu...
Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi gjykata i caktoi si avoka...
Gjykata ka caktuar disa avokatë shtetit për të mbrojtur is...
Gent Strazimiri ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me v...
Drejtoresha e AKU-së Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen ditën e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...