VIDEO- “Turp, jep dorëheqjen”/ Protestuesit i zënë pritë Ramës në Berlin
Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga dias...
Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga dias...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj vijoi sulmin e tij të radhës me drejtësinë, teksa pak ditë më parë paditi në Gjykatën Administrative prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado. Në fakt hetimet janë kryer nga dy prokurorë Ols Dado dhe Altin Dumani, por këtij të fundit nuk guxon t'ia përmendë emrin. Ndërsa ndaj Dados ka lëshuar mashtrime me shumicë deri në institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Kërkesë-padia, drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës, mban datën 20 janar 2026, përmes së cilës kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza të rënda penale, kërkon nga qelia e tij shkarkimin e Dados dhe shpalljen e emërimit të tij të paligjshëm.

Veliaj çon një padi për të nxitur një konflikt me prokurorin Dado, pas sulmeve të përsëritura, që tregojnë frikën e Zdromsit për përballjen me drejtësinë.
Kallëzimi ndaj Dados përban hije të errëta të veprimit të Veliajt, përmes bashkëpunëtorëve të tij 99-ça të shumëakuzuar apo nën hetim për vepra të ndryshme penale.
Kjo padi sipas burimeve pranë stafit të Veliajt, mban autorësinë dhe fshihet edhe një emër me akuzë apo dhe në hetim nga SPAK, ai është 99-çi, Plarent Ndreca.

Por si lidhet Ndreca me çështjen e Veliajt dhe padinë ndaj Dados?
Siç është tashmë e publikuar me fakte e të dhëna zyrtare, Ndreca është një ish-99-ç, i kthyer në Rilindas dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Zdromsit të Bashkisë Tiranë, siç vetëquhet kryebashkiaku. Ndreca ka ushtruar disa funksione publike. Ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Më datë 27 nëntor 2024, përmes një njoftimi, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se dërgoi për gjykim 16 persona për shkelje në tenderat publikë, mes së cilëve edhe Plarent Ndrecën.
Plarent (Pjetër) Ndreca akuzohej nga SPAK për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Shkeljet rezultonin të kryera gjatë procedurave të një tenderi në kohën kur Ndreca mbante detyrën si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, kur institucioni drejtohej nga Sandër Lleshaj. CNA në atë kohë publikoi edhe skandalin e blerjes së një mjeti luksoz në kohën e pandemisë.
I njohur si mik i ngushtë i kryebashkiakut të arrestuar, Ndreca jo në pak raste ka shfaqur qëndrimet e tij publike pro Veliajt, por edhe “talentin” e tij si jurist për trajtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
CNA ka mësuar nga burime të konfirmuara se përpilimin e kërkesë-padisë ndaj prokurorit Ols Dado e ka përgatitur Plarent Ndreca. Në rolin e kamikazit politik apo të paditurit jurist pas firmës së Veliajt, padia është çuar në Gjykatën Administrative.
Në këtë mënyrë, Veliaj dhe Ndreca, të bashkuar si dy njerëz të skandaleve dhe të akuzuar nga drejtësia, kanë vepruar sërish kundër SPAK-ut dhe kanë vijuar sulmet ndaj një prokurori që thjesht bën detyrën e tij, vetëm e vetëm që Dado të tërhiqet nga çështja për konflikt interesi. Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca, duken të koordinuar me skenare nga më absurdet.
Rasti i sulmit ndaj prokurorit Ols Dado tregon qartë fytyrën e zyrtarëve të korruptuar, se kanë të njëjtin hall, pasi duan me doemos t’i shmangen drejtësisë, përmes sulmeve të ulëta, me procedura e teknikalitete nga më të ndryshmet. Drejtësia vonon, por nuk harron edhe për prepotentët, arrogantët apo mashtruesit publikë që vijnë nga politika apo jashtë saj./CNA
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur t...
Ditën e shtunë më 24 janar 2026, opozita zhvilloi një prot...
Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtimi i Inspektorati...
Gazetari Artan Hoxha ka dalë pak minuta më parë nga ambien...
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së V...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me raportimet se ...
Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK. Hoxha ka do...
Rreth 370 automjete të tonazhit të rëndë pritet të bllokoj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur fjalën...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ishte i pranis...
Policia e Durrësit ka dhënë një informacion paraprak në li...
Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj ka zhvilluar një konferenc...
Dhëndri i kreut të PD-së, Jamarbër Malltezi është paraqitu...
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama k...
Politika shpeshherë konsiderohet si një fushë disi abstrak...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas pro...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Eglant Koçi 34-vjeç vijon të jetë i zhdukur, ku autoritete...
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes m...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë ...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...