CNA ka kryer së fundmi një investigim, nga ku ka zbuluar financimet e USAID për njerëz në kërkim nga SPAK-u.
Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ambasador i SHBA në Shqipëri ishte Donald Lu.
USAID kreu një trajnim që zgjati 5 vite, në sajë të programit JuST (Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri).
Mes personave të financuar nga USAID ishin edhe të kërkuarit nga drejtësia.

Endrit Habilaj ka qenë një nga njerëzit e trajnuar, i cili më pas mori drejtimin e “Top News”-it, për llogari të Mirel Mërtirit dhe një nga njerëzit kryesorë që sulmoi SPAK-un dhe prokurorët e këtij institucioni për interesat kriminale të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
Kjo konfirmohet edhe nga një njoftim i bërë publik më 19 shtator 2015 nga ambasadori Donald Lu në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Në njoftimin në faqen e ambasadës shfaqen disa nga personat e financuar krah ambasadorit, mes të cilëve është edhe Endrit Habilaj.

Ky i fundit u shpall në kërkim nga SPAK-u në korrik të 2024-ës së bashku me disa persona të tjerë për aferën në inceneratorin e Tiranës. (Lexo këtu)
SPAK-u deklaroi se Habilaj dhe njerëzit e inceneratorëve kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal.
“Pas kryerjes së hetimeve dhe analizimit të provave, në datën 29.06.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj 8 shtetasve (shqiptarë dhe të huaj), të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërma “a” dhe “b”, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tetë shtetasve me inicialet D.Y., G. C., D. T., M. L., M. D., I. D., E. H. dhe R. N.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë shtetasit K.Z. dhe M.M., ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg””, njoftoi Prokuroria e Posaçme në 16 korrik të 2024-ës.
Habilaj ishte një nga njerëzit kryesorë të Mirel Mërtirit në Tiranë, dirigjenti mediatik i të quajturit “truri” i inceneratorëve nga SPAK-u. (Lexo këtu)
Endrit Habilaj është gjithashtu një nga njerëzit që ka punuar në “Top Channel” dhe “Top News”, është njeriu që iku nga ky institucion duke thënë se Vjollca Hoxha i vinte gjoba biznesmenëve dhe më pas u rikthye nga Mirel Mërtiri për të bërë luftën me SPAK-un. (Lexo këtu)
Ai përfundoi pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar./ CNA
Komisioni Qendror i zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë një njo...
Policia ka dalë me një njoftim mbrëm jen e sotme, ku thotë...
Teksa ka nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministr...
Zv.ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka marrë pjes...
Krijimi i një “Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi”, që u nj...
Pak orë para nisjes së protestës së PD-së që do të mbahet ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ujërat e Gjirit të V...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para Krye...
Monumentet e kulturës në Shqipëri janë braktisur total...
Tre punonjësit e burgut të Shënkollit që u arrestuan pas a...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Në KQZ prej disa javësh, emigrantët shqiptarë kanë nisur t...
Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas ngrirjes s...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dëshmuar në Gj...
CNA ka mësuar sot se dy anëtarë të Këshillit Drejtues ...
Pas shkeljeve ligjore me procedurat për zgjedhjen e drejto...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lah...
Shqipëria në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Kongresit ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...