web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ato që nuk tha Edi Rama dhe harron t’i shprehë opozita për Korçën

4 Maj 2023, 12:51, Aktualitet CNA
Ato që nuk tha Edi Rama dhe harron t’i shprehë opozita për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ishte në Qarkun e Korçës dhe zhvilloi fushatën e tij. Ai shpalli triumfin, sepse në Korçë qe zhvilluar turizmi, hoteleria, me ardhjen e Sotiraq Filos në krye të Bashkisë së Korçës. Ai tha se Korçën e kishte gjetur të mjerë, me një turist, e të tjera si këto.

Në fakt, Rama meritonte një përgjigje që duhet ta jepte opozita. Një përgjigje, jo politike, por një përgjigje për të vërtetën e asaj që ka ndodhur në Korçë. Si është investuar në Korçë?Si është zhvilluar studimi? Si është zhvilluar turizmi dhe si ka mundur që qyteti të kthehet në një atraksion të madh për vizitorë të ndryshëm?

Ato që nuk tha Edi Rama dhe harron t’i shprehë opozita për
Edi Rama në Korçë

Së pari, kur ka ardhur Edi Rama në pushtet në 2013, Qarku i Korçës ishte i treti në rang kombëtar për nga investimet. Me Edi Ramën në pushtet është i gjashti apo i shtati, të mos themi më poshtë.

Kur ka ardhur Rama në pushtet në Bashkinë e Korçës, dhe në Bashkinë e Pogradecit dhe Devollit kishin përfunduar 100% ujësjellësit.

Kishte përfunduar 100% rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza. Dy investime shumë madhore. Në Bashkinë e Korçës kishte përfunduar i plotë kalldrëmi i qytetit, ishin asfaltuar të gjitha rrugët.

Ato që nuk tha Edi Rama dhe harron t’i shprehë opozita për

Kur ka ardhur Edi Rama në Korçë stadiumi ishte rikonstruktuar dhe ishte bërë me ndriçim. Ishte i vetmi stadium me parametra të standardit C të UEFA-s, ku u luajtën edhe ndeshje ndërkombëtare.

Edi Rama ndoshta nuk e di se në fushën e Korçës janë shtruar me mijëra kilometra. Atje ku shkel sot ai për fushatë në çdo komunë të qarkut të Korçës, në çdo komunë të rrethit të Pogradecit që kanë qenë dje njësi më vete, ka pasur rrugë të asfaltuara, ka pasur shkolla, ka pasur kopshte të reja, deri në cepat më të largët, investime të reja në 8 vite që Edi Rama i gjeti gati.

Si do ta zhvillonte Edi Rama turzimin në Korçë në rast se nuk do të kishte ujë dhe drita 24 orë pasi kishte një stacion të rikonstruktuar?

Si do të zhvillohej qyteti në rast se nuk do të ishin shtruar rrugët me kalldrëm, në rast se nuk do të ishin asfaltuar ato, në rast se nuk do të ishin bërë kanalizimet e ujërave të zeza?

Këto, kur erdhi Raqi në pushtet apo Edi Rama, i gjeti gati.

Ato që nuk tha Edi Rama dhe harron t’i shprehë opozita për
Kreu i Bashkisë, Sotiraq Filo

Po, ka një meritë edhe Sotiraq Filo, më të madhe e ka Niko Peleshi, kur ka qenë kryetar bashkie për shkak të rrugës që u ka hapur investimeve, për shkak të granteve që siguronte, punën që bënte bashkia, por as Filo as Peleshi nuk mund të mohojnë dot faktin se, në Korçë gjatë 8 viteve të PD-së, gjatë kohës që ka qenë opozita e sotme në pushtet pavarësisht se është e përçarë, investimet në Qarkun e Korçës, investimet në Bashkinë e Korçës kanë qenë shumëfish më të mëdha dhe janë bërë punë me nikoqirllëk, siç i thonë korçarët.

Është bërë qyteti nga themelet. Nuk janë bërë fasada, nuk janë ndërtuar kulla, po është bërë një pedonale, por me një kredi të njohur nga qeveria shqiptare.

Ajo që ka bërë Rama në Korçë është qyteti i nxënësve apo pazari.

Patjetër janë investime të mëdha që i kanë dhënë dy pole ndryshe Korçës, por kryeministri duhet të dijë se unaza e qytetit është ndërtuar para se ai të vinte në pushtet, rrugët e qytetit janë shtruar përpara se ai të vinte në pushtet.

Le të thotë kryeministri se cilën rrugë të re ka bërë në Korçë. Hyrjen e Korçës, Unazën e Korçës, rrugën Korçë-Porgadec, fillimin e rrugës Korçë-Ersekë, të cilën qeveria e la 10 vite pas dore dhe s’po e mbaron dot sot pas 10 vitesh në pushtet që është një turp.

Apo rrugën Qukës-Qafë Plloçë që është 35 km dhe nuk po e mbaron dot qeveria jonë. Për 30 milionë dollarë, aq sa thuhet për stadiumin “Skënderbeu”.

Ato që nuk tha Edi Rama dhe harron t’i shprehë opozita për
Njësegment i rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Kryeministri mund të krenohet me Korçën dhe ka të drejtë dhe ai ka bërë investimet e tij në këtë qytet, por duhet ta dijë se nuk i ka dhënë Korçës atë që i takon, as gjysmën e asaj që Korça dhe banorët e Korçës paguajnë taksa, as gjysmën e asaj që e paguajnë fermerët e Korçës, sepse nuk ka investime në infrastrukturë. Thjesht dhe vetëm i kanë gjetur rrugët gati. Nuk ka investime në shkolla, në shëndetësi, thelbësore në komunë.

Prandaj më shumë sesa të krenohet për turizmin Edi Rama duhet të marrë shifrat, të shohë i sati ka qenë Qarku i Korçës në nivelin e investimeve gjatë qeverisë së PD-së dhe t’ia japë ato investime Korçës dhe të mos merret me atë që ai ka qejf shumë, fasadat dhe kullat.

Por të merret me problemet infrastrukturore, me uljet e taksave, me zhvillimin e qytetit, pasi korçarët nuk kanë nevojë për lëmoshë se janë punëtorë. Turzimin në Korçë e zhvilluan bujtinat, e zhvilluan vetë qytetarët, sepse qeveria nuk u ka dhënë një qindrakë për ato bujtina, të cilat i kanë hapur që të jetojnë dhe i kanë mbledhur njerëzit me shpirt dhe me zemër, me pastërti dhe dashuri. Pra, nuk i ka bërë Edi Rama./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga