LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

16 Dhjetor 2019, 12:18, Politikë CNA
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit

I konsideruar si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin, rruga Qukës?Qafë Plloçë është një nga akset më problematike për sa i përket zvarritjes së punimeve.

Përveç rëndësisë strategjike rruga pritej të ndikonte dhe në përmirësimin e jetesës së disa fshatrave, por për këta banorë, për vite me radhë, rruga ka sjellë vetëm probleme.

Rreth 40 km e gjatë rruga është e parashikuar në tre lote, ndërsa vlera e investimit kapte shifrën e 38 milionë dollarëve.

Tenderimi ka filluar në shtator  të vitit 2013 dhe kur ishte në fazën finale për tu investuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, Qeveria  Rama tentoi ta anulonte komplet këtë investim dhe kredinë e marrë, firmosur e kontraktuar gati një vit më parë Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha.

Shkurtimi i distancës Kapshticë -Durrës, apo kalimi i mjeteve të rënda në një aks të ri dhe jo më bregut të liqenit do të ishin të tjera përfitime për vendin dhe biznesin.
Shuma e financimit ishte e përfshirë edhe brenda tavanit të borxhit dhe nuk duket të ishte shqetësuese për qeverinë e cila ka ndryshuar drejtimin e saj strategjik. Duket paradoksale që një rrugë e filluar në vitin 2009 dhe e ngelur vetëm në 5 km e saj të para për shkak të mungesës së financimit, sapo sigurohet ky i fundit, menjeherë i hiqet nga qeveria e re.

Pasi nuk ia doli dot ta anulonte dhe pas pezullimit disa mujor, Qeveria Rama e futi në proces të zgjidhjes këtë projekt.

Qeveria Rama mori përsipër të rinisë punimet në rrugën Qukës?Qafë Plloçë në Korrik të vitit 2015, duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm, me pretendimin se kishte probleme.

Por, punimet në aksin rrugor Qukës ? Qafë Plloçë të nisura pothuajse 6 vite më parë, kanë mbetur në vendnumëro.

Rruga ishte një investim i cili e lidhte zonën juglindore të vendit (gati 1/8 e banorëve të Shqipërisë), me kryeqytetin në vetëm 1 orë e 45 min nga rreth 2 orë e 40 min që është sot. Ndikimi në ekonominë e zonës e cila njihet edhe për prodhimet e saj të mëdha si në fruta-perime, por pa harruar edhe turizmin të cilit pritej ti sillte një zhvillim edhe më të madhe. Korca si qendër e rajonit do ishte përfituesja kryesore, pa lënë mënjanë fermerët e zonës, turizmin në Pogradec, Voskopojë, Dardhë, Pustec apo edhe ne zonën e Kolonjës.

Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Përrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçës dhe Kapshticës.

Që rruga të përfundohet tashmë Qeveria duhet të paguajë të paktën 65 milion euro shtesë për projektin fillestar.

20 mijë euro për detyrimet ndaj kompanive që po punojnë atje dhe 30 milion euro për t?i dhënë fund problemit të shkarjeve në male e shpate.

Por, ka 6 vjet që Rilindja thotë vetëm fjalë. Edi Rama e ka inspektuar disa herë, janë hapur edhe tunelet, u premtua se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

Por, iku edhe 2019 dhe për pak ditë vjen 2020, dhe nuk po shohim sërish asgjë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga