web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Këlliçi rrëzon “VIP-at e Veliajt”/ “Mua më përkrah Michael Jackson-i i vërtetë”

4 Maj 2023, 10:22, Aktualitet CNA

VIDEO-Këlliçi rrëzon “VIP-at e Veliajt”/ “Mua

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes një videoje satirike, ka rrëzuar propagandën e VIP-ave, të cilët kanë dalë në krah të kreut aktual të bashkisë, Erion Veliaj.

Edhe pse jo ai i vërteti, me nota ironie, Këlliçi shprehet se në mbështetje të tij ka ardhur nga Londra “Michael Jackson-i” i vërtetë për ta mbështetur në këtë garë të rëndësishme, duke shigjetuar kështu të gjithë këngëtarët e njohur që dolën në mbështetje të Veliajt dhe që kanë marrë nga bashkia miliona lekë, si në rastin e reperit Noizy.

Biseda e plotë në video:

Përshëndetje të dashur miq, duke qenë se këto ditë kemi parë këto këngëtarët e famshëm që mbështesin kryebashkiakun aktual që s’jetojnë fare në Tiranë, se jetojnë jashtë Shqipërisë, mendova, edhe unë kam miq dhe këngëtarë të famshëm. Madje kam më të famshmin, sigurisht që nuk jeton në Tiranë, jeton në Londër. Kam Michael Jackson-in e vërtetë e mora në telefon.

Belind Këlliçi: Hey, Michael, si je?

Jackson: Jam shkëlqyeshëm, si je ti?

Belind Këlliçi: A mund ta shoh pasaportën tënde?

Jackson: Po, sigurisht që mundesh.

Belind Këlliçi : Dhe që të bindeni që ky është Michael Jackson-i i vërtetë, urdhëro këtu të lutem shiheni pak pasaportën dhe binduni që Michael Jackson-i i vërtetë ka ardhur për të më mbështetur mua në këtë garë shumë të rëndësishme me gjithë të njohurit e botës.

Michael, ti erdhe këtu për të më mbështetur mua?

Jackson: Po sigurisht, për të mbështetur mikun tim më të mirë, Belindin. Unë kam parë disa nga yjet duke ardhur këtu për të suportuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe unë mendova që të vija dhe të mbështesja mikun tim që ne t’i fitojmë këto zgjedhje.

Belind Këlliçi: Dhe ti mund të fitosh disa para me koncertin tënd apo jo? Nga bashkia.

Jackson: Po, mund ta bëj edhe atë dhe më pas ne mund të bëjmë një shfaqje shumë të mirë.

Belind Këlliçi: Kështu që të gjithë këta që janë shqetësuar nga mbështetja e të njohurve, unë kam më të madhin, unë kam Michael Jackson-in e vërtetë, kështu që edhe këtë betejë e fituam të dashur miq. Fitore!





Lajmet e fundit nga