
Në GJKKO dje u mësua se prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho, kishte shtuar edhe një akuzë ndaj dy eksponentëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla.
Pas akuzës së shpërdorimit të detyrës, ishte shtuar edhe ajo e pastrimit të parave. (Lexo këtu)
Në fakt, janë shumë pak këto akuza për këto dy personazhe politike dhe publike.
Dosja “5D” duhet të trajtohet nga Klodian Braho si grup i strukturuar kriminal. Ligji e thotë qartë, çfarë është grup i strukturuar kriminal? Quhen 3 deri në 5 veta, që kanë ekonomistin, financierin, paratë, burimin e tyre, etj. (Lexo këtu)

Gjithçka është e qartë, a janë më shumë se 5 veta? A kanë ekonomist? A kanë përfaqësuesin e tyre? A kanë marrë para publike? A kanë fituar tenderë duke qenë vetë drejtues apo me kolegët e tyre?
Ky është fakt, prandaj përtej akuzave për shpërdorim detyre, apo mosdeklarim dhe pastrim parash, grup i strukturuar kriminal është themeli i asaj dosjeje. (Lexo këtu)
Dosja “5D” duhet të hetohet siç duhet dhe deri në fund, duhet të zbardhen mesazhet e komunikimet e plota, duhet të merret dosja e vitit 2023 kur u zhvilluan zgjedhjet e vitit 2023 në Tiranë. (Lexo këtu)

Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha e të tjerë drejtues të Bashkisë së Tiranës kanë qenë njerëzit që drejtonin njësitë e PS-së, kanë qenë thuajse kryetarët e degëve të PS-së në Tiranë, kanë qenë njerëzit që kanë mbuluar organizimin, qendrat e votimit, kanë mbuluar komisionerët me ushqim, me pagesa, vota, blerje. Denoncimet që janë bërë nga opozita nuk janë në ajër, por janë fakte. (Lexo këtu)
Këto fakte të atyre zgjedhjeve, për ato 60 mijë vota që ka fituar Erion Veliaj, kalojnë pikërisht nga Taulant Tusha, Mariglen Qato, Redi Molla dhe nga të tjerë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, nga njerëz të strukturave të kësaj bashkie. Janë 11 mijë veta personel, që kanë qenë të gjithë si ushtarë në fushatë, por kuptohet njerëzit kryesorë që paguanin gjithçka ishin drejtorët e dosjes “5D”.
Prandaj dhe Klodian Braho, përtej dy apo 3 akuzave duhet ta dërgojë “5D”-në te grupi i strukturuar kriminal dhe të zbardhë me çdo kusht krimin elektoral.

Kjo jo thjesht dhe vetëm për të ndëshkuar 3 apo 5 veta apo 20 veta për korrupsionin e abuzimin e tyre, por për të dhënë një leksion njëherë e mirë që zyrtarët të cilët ngrenë dorën mbi taksat e qytetarëve, i vjedhin ato, hapin kompani dhe më pas i marrin paratë e i përdorin për fushata, për të blerë vota apo për përfitime personale, duhet jo të mendohen, por të mos ekzistojnë. (Lexo këtu)
Kjo është dhe arsyeja se dosja “5D”, ashtu si ajo e inceneratorëve, është një grup i strukturuar kriminal, edhe pse kjo e fundit u shpall më vonë.
Përtej kësaj duhen zbardhur edhe të vërtetat e zgjedhjeve të vitit 2023 për ato 60 mijë vota që rrahën si gomari në duhan një kundërshtar politik, që në fakt nuk ka rëndësi nëse ishte i PD-së, i PS-së, e kishte emrin Belind Këlliçi apo Erion Veliaj, por ka të bëjë me krim elektoral nga një grup i strukturuar kriminal që kishte hapur kompani dhe vidhte taksat e shqiptarëve me lekët e vjedhura mbudhte kutitë me vota për Veliajn./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social...
Këtë të martë do të mbahet vetëm një mbledhje komisioni në...
Gjatë vitit të ardhshëm do të përpilohen të dhënat me pasu...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Argita Malltezi ka paralajmëruar prokurorët, gjyqtarët...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar propozimin për kriji...
Avokati Altin Goxhaj paralajmëroi padi në SPAK për kry...
Pastori Akil Pano ka kundërshjtuar propozimin e kryemi...
-Një shtet i ri sovran paqe dhe tolerancë -Platformë glob...
Në ditën e dytë të qëndrimit në Nju Jork, kryeministri...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar për iniciativë...
Në 80-vjetorin e ekzekutimit të Llazar (Zai) Fundos, drejt...
Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës ka komentuar iniciati...
Programi Ndërkombëtar i Asistencës së Trajnimit të Hetimev...
Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë është larg praktikave ...
Ditën e sotme u eleminuan nga gara për pozicionin e kreut ...
Xhama anti-plumb, strukturë e blinduar me pjesë të fortifi...
Ambasada e SHBA ka përcjellë një mesazh sensibilizues në D...
Ish-rektori i Universitetit "Wisdom", Lush Përpali, ka fol...
Dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qatos dhe R...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...