Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi gjatë një intervistë televizive deklaroi se vendimi i Apelit të Posaçëm është një kthesë vendimtare për fatet e hetimit dhe për zbardhjen e vjedhjeve të drejtorëve në Bashkinë Tiranë.
Këlliçi denoncon drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhen në qeli, se po firmosin dokumente të viteve më parë, për të manipuluar hetimet.
“Hetimet po bëhen si grup i strukturuar për faktin se dokumentet dhe provat që ne kemi depozituar dhe faktet që ne kemi bërë publike, pra ne kemi ndjekur një strategji edhe me grupin e ekspertëve pranë Partisë Demokratike, që ne nuk jemi mjaftuar me kallëzimet në SPAK. Por një pjesë të mirë të materialeve ne i kemi bërë dhe publike, në mënyrë që dhe publiku të njihet më mirë me faktet që ne disponojmë dhe bazuar në ato dokumente është jashtë çdo lloj dyshimi që në Bashkinë e Tiranë ka një grup ntë strukturuar kriminal. A janë ndarë në 1, 2 apo 3 grupe, këtë duhet të na e thotë vetë SPAK-u, sepse janë 3 dosje shumë të rëndësishme: është “5D”-ja, incineratori i Tiranës dhe “Eco Tirana”. Të trija këto dosje kanë personazhe të njëjta. Edhe incineratorët si Fieri, Elabasani dhe Tirana sërish i kanë pasur personazhet e njëjta.

Në periudhën kur është hetuar Elbasani e Fieri, e më pas Tirana, SPAK-u nuk kam asnjë dyshim që ka amnistuar grupin kriminal të incineratorit, duke copëzuar dosjet e duke i ndarë në tresh. Në rastin e Tiranës, ku është edhe “5D”-ja edhe “Eco Tirana”, këtë copëzim e kanë të pamundur. Është për t’u përshëndetur rekomandimi i dy ditëve më parë i Apelit të GJKKO-së, për dy masat e marra ndaj tyre. Në rastin e parë për “5D”-në që kanë thënë se duhet të trajtohen si grup i strukturuar kriminal. Për qytetarët që na ndjekin duhet të kuptojnë se duhet të jenë 3 apo më shumë persona, e në rastin konkret janë 5 drejtorë, Erion Veliaj dhe shumë personazhe në Tiranë, do duhet që vepra e tyre është e zgjatur në kohë, ku në 7 vite këta kanë përfituar rreth 30 milionë euro. Dhe kushti i tretë që duhet të jetë një vepër e mirëmenduar dhe e tillë është.
E mira e kësaj, është se pas vendimit personal që do të marrin këta persona nga gjykata, do t’i shtohen edhe 5 vite më shumë si grup i strukturuar kriminal, për shkak të veprës që ata kanë kryer në bashkëpunim. Dhe do të duhet të futen në hetim pasuror të gjithë personazhet e akuzuar. Dhe ne do të kuptojmë se kush janë pronarët tek hoteli “La Brisa”, tek hotel “Mediterrania” një objekt 50 milionë eurosh që është duke u ndërtuar në Durrës, kush janë pronarët e bizneseve dhe kështu do të dalin të gjitha të palarat e tyre në shesh.
Këtë amnisti që po i bën SPAK-u Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, dhe ndërkohë që po flasim Altin Dumani dhe prokurorët e tij janë kthyer në mburojën e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, të cilët po ju jap dhe lajmin ekskluziv nga studioja juaj: sot që ne flasim nga burgu i Fierit ata drejtojnë punët në Bashkinë e Tiranës, kanë bërë emërime këtë javë në Bashkinë Tiranë dhe në institucione të tjera shtetërore, dhe vijojnë të plotësojnë praktika të prapambetura, për shkak se kur kanë qenë titullarë në Bashki nuk kanë vrarë mendjen të bëjnë dokumentet.
Kanë pasur garancinë mesa duket se nuk do të kallëzoheshin dhe nuk do të prekeshin nga askush. Dhe tani janë duke plotësuar dokumentet edhe për një arsye tjetër, sepse jam i informuar që për momentin në Bashkinë Tiranë ka shkuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pra, SPAK-u dhe Altin Dumani jo vetëm që nuk e merr këtë grup kriminal para ligjit, jo vetëm e amniston por i lënë të lirë që nga burgu ku janë sot drejtorët e Erion Veliajt të bëjnë punët, të bëjnë emërime dhe të plotësojnë dokumentet përmes avokatëve të tyre. Ky është një dështim spektakolar i reformës në drejtësi”, u shpreh Këlliçi./CNA
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij, në tubimin...
Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan C...
Presidenca ka reaguar pasditen e së premtes për mediat...
Vendimi për shkarkimin e Fredis Beleris nga posti i kr...
Tre janë emrat që po përfliten në kampin opozitar të c...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me publik...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka r...
Presidenti I Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar zgj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjell Agaç...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarë...
Fredi Belerit, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në mbledhjen e sotme në...
Nis seanca në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, ku do t...
Të premten do të hapet tuneli i Llogorasë, i cili ka n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, që prej vitit 2013 d...
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë këtë të enjte ...
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...