Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në fjalën e tij në tubimin në rrugën e “Mustafa Matohiti”, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Ilir Beqajn se janë pronarët e sipërmarrjes që rriti 83 herë çmimin për njësi të sterilizuara.
“Ilir Beqaj është pronari së bashku me Edi Ramën i sipërmarrjes së sterilizimit, me të cilën ata rritën 83 herë çmimin për njësi të sterilizuar. 83 herë rritje e deklaruar nga KLSH. Rritje që tejkalon çdo lloj imagjinate. Fituesi i sterilizimit është miku i Edi Ramës, i cili e kishte mahnitur atë për suksesin e tij në Itali me ndërmarrjen e ndërtimit me dy punëtorë të regjistruar.
Ilir Beqaj është personi që i caktoi kësaj kompanie të Rrapajt pikët dy herë më të mëdha se kompanisë tjetër. Ilir Beqaj është personi që i dhuroi kësaj kompanie, katin e tërë të spitalit, aparaturën ultramoderne të blerë me taksat e qytetarëve shqiptarë për sterilizimin e mjeteve. Ilir Beqaj është hajduti i Edi Ramës, i cili i dhuroi falas kësaj kompanie të tij dhe të Edi Ramës, ujin, energjinë elektrike, lokalet.
Kurse Edi Rama i çmendur, i marrosur nga vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm kalonte nga studio në studio për të mbuluar krimin e tij të shëmtuar me një gërshërë të thyer dhe pincë me një krah dhe tregonte se ja me çfarë operoheshin, duke bërë idiotin, tutkunin se gërshëra e thyer nuk pret, se pinca me një krah nuk ka dhe nuk përdoren kurrë.
Por duhej me çdo kusht të mbulonte vjedhjen e tmerrshme, e cila po tejkalonte të gjitha limitet. Vetëm në gjysmën e kohës u vodhën 76 milionë euro. Por këta hajdutë xhelatë morën qindra e qindra jetë njerëzish sepse në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, spitalet, pavijonet kirurgjikale nuk blinin dot setet kirurgjikale që u nevojiteshin për operacione”, u shpreh kreu i PD-së.
Ai denoncoi se ka pasur kërcënime publike nga ish-ministri i Shëndetësisë ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me hetimet për aferën e strelizimimeve dhe Check Up-it në shëndetësi.
“Komisioni i KLSH-së ka gjetur se Vilma Nushi, e cila meriton çdo epitet, por unë nuk po e prish gojën, është paguar në 2 vjet, nga Beqaj dhe Korba e Kovidit për 455 mijë analiza të pakryera kurrë. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur qytetarët e varfër mbeten viktimë e pamundësisë për të bërë një analizë.
Shesin ç’kanë dhe nuk kanë për të paguar analizat që u duhen për diagnozë. Kurse Beqaj i Ramës dhe Korba e Kovidit i paguanin Vilmës 455 mijë analiza të pabëra kurrë. Miqtë e mi, një debat të zhvilluar midis Edi Ramës dhe Ilir Beqës, në të cilën Edi Rama gati sa nuk po i thoshte se ti Ilir ke ngrënë dardha, nuk ia dha dot, se Iliri e kuptoi dhe i tha: Atë Vilmën ma ke sjellë ti, unë nuk e kam njohur kurrë.
Kjo është e vërteta. Po kaq janë vjedhjet e tmerrshme me analiza. Asnjë i burgosur, asnjë i dënuar. Po kaq janë vjedhjet dhe dënimi me vdekje të të sëmurëve me sëmundje të rënda duke mos u dhënë ilaçet. Duke mos marrë mjekimet që meritonin”, theksoi Berisha./ CNA
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, që prej vitit 2013 d...
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë këtë të enjte ...
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish-ministr...
Edi Rama, kryeministri më jetëgjatë i vendit, feston k...
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për madati...
Me debate të forta ka nisur seanca e sotme në Kuvend, ku n...
Shumica e deputetëve të Partisë Socialiste heshtin për...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, teksa u py...
Të enjten pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku...
Këtë të enjte është zbardhur një vendim i Apelit të Po...
Apeli i GJKKO-së i ka konsideruar drejtorët e kryebash...
Edvin Kulluri ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj t...
“Ura e Babrroit që lidh Tiranën me Kamzën do të hapet për ...
Më 11 qershor, Gjykata e Apelit njohu ish-kryeministri...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i bëri th...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në homazhet që po z...
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka ...
Lulzim Basha ka marrë peng faqet zyrtare të rrjeteve s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...