
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, që prej vitit 2013 drejton vendin, ndërsa rendit një sërë arritjesh përgjatë vitesh. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e “ushtarëve” të Ramës kanë rënë në “fushëbetejë” duke u kapur në vjedhje e abuzime fondesh, shpërdorim detyre dhe një sërë akuzash të tjera, të bëra në kurriz të shqiptarëve dhe parave të tyre.
SPAK ka marrë nën hetim, si dhe ka vendosur pas hekurave ministra, deputetë, zyrtarë të rëndësishëm, përfshirë këtu dhjetëra kryebashkiakë socialistë. SPAK ka lëshuar masë arresti edhe për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është larguar nga vendi, ndërsa ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar. Të dy zyrtarët janë akuzuar për aferën e inceneratorëve. Në pranga, po ashtu për të njëjtën çështje, është vënë edhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Më herët pas hekurave ka qenë edhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili së fundi është thirrur sërish nga SPAK, për hetim pasuror. Këtë të enjte po ashtu në pranga ka rënë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi akuzohet se abuzoi me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) kur ishte në krye të këtij institucioni përgjatë vitit të fundit.
Janë edhe kryebashkiakë apo ish-kryebashkiakë, në grupin e socialistëve të cilët e kanë “mbi supe” të paktën një akuzë nga SPAK-u. Përmendim këtu ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, Qerim Ismailaj i Bashkisë Mallakastër, etj.

Lista e gjatë vijon me zyrtarë të ministrive të cilët kanë abuzuar në forma të ndryshme.
“Armata” e Ramës e kapur “në rrjetën” e SPAK është e gjatë, por kryeministri për të gjithë ka të njëjtën përgjigje: Ata kanë ngrënë “dardha pas shpine” dhe përgjegjësia është tërësisht personale.
SPAK ditë pas dite zgjeron listën e socialistëve që kanë shpërdoruar detyrën, ndërsa Rama vijon linjën e tij të mos mbajturit përgjegjësi, pasi këto të fundit janë “mëkate” tërësisht personale të cilido prej socialistëve, por kurrsesi të kryesocialistit./ CNA
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë këtë të enjte ...
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish-ministr...
Edi Rama, kryeministri më jetëgjatë i vendit, feston k...
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për madati...
Me debate të forta ka nisur seanca e sotme në Kuvend, ku n...
Shumica e deputetëve të Partisë Socialiste heshtin për...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, teksa u py...
Të enjten pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku...
Këtë të enjte është zbardhur një vendim i Apelit të Po...
Apeli i GJKKO-së i ka konsideruar drejtorët e kryebash...
Edvin Kulluri ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj t...
“Ura e Babrroit që lidh Tiranën me Kamzën do të hapet për ...
Më 11 qershor, Gjykata e Apelit njohu ish-kryeministri...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i bëri th...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në homazhet që po z...
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka ...
Lulzim Basha ka marrë peng faqet zyrtare të rrjeteve s...
Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur No...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...