Ekskluzive/ SPAK-u do të hetojë pasuritë e zyrtarëve të Veliajt
Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të krye...

Drejtorët e Erion Veliajt ndryshuan 3 herë emrin e kompanisë ‘5D Construction’ përmes emrave të të afërmve dhe miqve të tyre në cilësinë e ortakëve. Miliona euro janë shifrat totale të transfertave në shkolla, kanalizime e gjelbërim-pastrim. Të dhënat nga celularët e sekuestruar, si dhe dosjet e prokurorimeve, fundosën disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës si Mariglen Qaton, Redi Mollën e Taulant Tushën.
Sekuestrimi i disa celularëve të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës siguroi provat më bindëse për Prokurorinë e Posaçme që të ngrinte akuzat ndaj tyre dhe të kërkonte 9 masa sigurie nga të cilat 3 arreste me burg e 6 detyrim paraqitje.
Mes komunikimeve janë evidentuar bisedat e Eglantina Zeres dhe Nestor Muhametllarit, teksa e para ka qenë në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor "Tirana Parking". Kur faktet tregojnë se Mariglen Qato dhe Redi Molla, bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj, ishin pronarët e vërtetë të shoqërisë ‘5D Construction’ sh.p.k., personat që u përdorën si ‘makijazh’ në cilësinë e drejtuesve ishin Eduard Meta, Muhamet Prifti dhe Nestor Muhametllari.
Ndaj asnjërit prej tyre nuk është caktuar ndonjë masë sigurie deri më tani, pavarësisht se kanë bërë veprime duke luajtur rolin e ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë. 3 emrat e mësipërm rezultojnë lidhje e afërt shoqërore e familjare e drejtorëve Molla e Qato.
Të paktën 11 procedura të prokurimit me vlerë miliona euro janë evidentuar nga SPAK-u si të paligjshme, ndërsa burime konfirmojnë se janë duke u hetuar edhe 20 të tjera, ku shoqëria ‘5D Construction’ sh.p.k. përmes fshehjes pas emrave e kompanive të tjera fiktive, përfitoi miliona në projekte të ndryshme.
Por si lëvizën fijet dhe si u përdorën të tretët për të fshehur përfitimin e drejtorëve bashkiakë. Një nga personazhet është Eduart Meta. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton administrator i shoqërisë "IGOR CONSTRUCTION" që më pas kthehet në ‘V.A.S Konstruksion’. Ajo është themeluar më 21/01/2016. Për 3 vite, kapitali i saj arrin të rritet me shifra të mëdha nga 100 mijë lekë, deri në 60.000.000 milionë lekë në 13 dhjetor të vitit 2013.
Me datë 27.12.2018, u ndryshua emri tregtar i shoqërisë nga ‘IGOR ELEKTRIK’ ne ‘V.A.S. Konstruksion'. Me datë 01.12.2021, u ndryshua emri tregtar i shoqërisë nga ‘V.A.S. Konstruksion' në ‘5D Konstruksion’. Përmes tenderëve në Ujësjellës Kanalizime e Gjelbërim-Pastrim, '5D construction’ që ka ndryshuar 3 herë emrat, ka përfituar sipas bilanceve në QKB rreth 6.7 miliardë lekë të vjetër nga buxheti.
Ekzaktësisht një vit pas themelimit të shoqërisë, Eduard Meta ia shet 75 për qind të aksioneve me një çmim të papërfillshëm shtetasit Muhamet Petriti, dhe dy vite pas themelimit, pra në 2018, nis edhe futja e duarve në paratë publike.
Tashmë kompania pas emrave të panjohur në botën e biznesit Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, evidentohet në disa projekte, mes tyre edhe kjo procedurë, ku fiton tenderin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare ‘Hasan Vogli’./Syri.net
Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të krye...
Dy ditë më parë, më 28 mars, CNA ishte media e parë që...
Ora dimërore ndërrohet të dielën e 31 marsit. Në orën 2 të...
Shumica e shqiptarëve në të dy vendet mendojnë se ne rapor...
Ka ende shumë punë për të bërë për të konsoliduar edhe më ...
Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë më afër/pranë ...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë kallëzim ...
Me vendim të Gjykatës së Posaçme janë sekuestruar pasu...
Në Shqipëri dy ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës, Red...
Këtë të premte, po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Prej muajsh SPAK-u po heton aferat korruptive në Bashk...
Aktivisti Adriatik Lapaj, në një postim në rrjetet soc...
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko, ka reaguar për arrest...
Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i shumakuzuar, tashmë është k...
Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar me...
SPAK-u prej disa muajsh ka kryer hetime intensive për ...
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut janë arrestuar 2 drejtorë ...
Të enjten, me udhër të Prokurorisë së Posaçme, janë arrest...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...