web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e Presidentit/ Gjekmarkaj vijon lojën: Procesi po bën me turp politikën

17 Maj 2022, 08:45, Politikë CNA

Pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, është mbledhur konferenca e kryetarëve për përcaktimin e datës për raundin e dytë.

Deputeti Agron Gjekmarkaj është shprehur se i gjithë procesi po e bën me turp politikën shqiptare.

?Ka numra për presidentin, jo mandate.  Gjithë ky proces po e bën me turp politikën shqiptare”,  tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj e pranon që mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Presidentin dhe se po angazhohen në proces sa për të thënë.

Në konferencën e kryetarëve, Gjekmarkaj ka ripërsëritur se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euroatlantik.

?Mazhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentin, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euroatlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorët politikë, do të ishte e udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë?, është shprehur Gjekmarkaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga