web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iu largua luftës dhe u strehua në Shqipëri/ Shtetasja nga Ukraina: Më mirë të vdesim sesa të jemi të pushtuar

10 Maj 2022, 20:01, Aktualitet CNA

Pushtimi i Rusisë ka bërë që shumë ukrainas të largohen nga vendi i tyre. Ka disa qytetarë që i janë larguar luftës dhe janë strehuar në vendin tonë.

I tillë është rasti i Irina Romanova, e cila jeton në Shqipëri, por familjarët e saj ndodhen në Ukrainë.

Ajo tregoi se situata është e vështirë dhe mjaftohet me faktin se prindërit e saj janë gjallë. Gjithashtu ajo u shpreh se qytetarët ukrainas janë gati të japin jetën për lirinë dhe se nuk mund ta pranojnë dhunën.

?Unë them sot se janë familjarët janë gjallë. Asgjë nuk është mirë në Ukrainë, por në rastin tim kënaqem sepse ata janë gjallë. Dhe ato vazhdojnë të jetojnë nëse mund ta them ?normal? në luftë. Falë Zotit janë larguar nga Bucha. Familjarët e mi janë në Ukrainën Perëndimore dhe ajo është një zonë e qetë, por qetësia përkthehet në pesë sirena çdo ditë për sulme ajrore. Tani rusët kanë humbur shumë ushtarë, ka filluar muaji i tretë dhe ne akoma po rezistojmë?, tha ajo.

E pyetur se si mbijetojnë njerëzit në ato zona ku vërtet ka luftë, Irina Rumanova deklaroi: ?Çdo gjë fillon nga shpirti i një njeriu, edhe himni kombëtar e thotë se edhe shpirtin e trupin do ta lëmë për lirinë tonë, pra ne më mirë të vdesim sesa të jemi të pushtuar?./CNA.al





Lajmet e fundit nga