LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta iu shpall "luftë" gjyqtarëve të Kushtetueses/ Zbardhet lëvizja e Presidentit

26 Janar 2022, 09:35, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, pavarësisht dekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, nuk iu ndalet gjyqtarëve të  Kushtetueses të cilët i cilësuan të ligjshme zgjedhjet vendore.

Me anë të një kërkesë, Meta i është drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke i kërkuar hetim disiplinot për gjyqtaren Fiona Papajorgji dhe të tjerëve që kanë shqyrtuar çështjen.

Gjykata Kushtetuese, duke vlerësuar se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, në përfundim me Vendimin nr. 36, datë 04.11.2021, vendosi: ?Rrëzimin e kërkesës?.

Ky vendim është marrë në datën 04.11.2021, dhe është shpallur i arsyetuar në datën 02.12.2021, si dhe i është njoftuar zyrtarisht institucionit të Presidentit të Republikës, si palë e interesuar në proces, përmes shkresës së Gjykatës Kushtetuese nr. prot. 7 (S) 2019 Regj.Them., datë 2.12.2021, protokolluar pranë nesh me nr. prot. 3803/1, datë 6.12.2021.

Menjëherë pas shpalljes së arsyetuar të këtij vendimi prej Gjykatës Kushtetuese dhe njohjes zyrtarisht me përmbajtjen e tij, Presidenti i Republikës, si subjekt i interesuar në këtë proces gjyqësor, përmes Letrës Nr.3803/2 Prot., datë 9.12.2021, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese, vënien në dispozicion të një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore të këtij vendimi, dokumentacion ky që duhet të përfshinte të gjithë procesverbalet në formatin që disponohen dhe administrohen nga Gjykata (si në format të zbardhur shkresor, ashtu edhe atë elektronik audio në CD), e që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike hapat proceduralë dhe aktet që dokumentojnë këto hapa dhe vendimmarrjet përkatëse, që nga momenti fillestar i depozitimit të kërkesës prej shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj dhe Mbledhjen e Gjyqtarëve, si dhe të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar shqyrtimi i kësaj çështjeje deri në zhvillimin e seancës gjyqësore publike përfundimtare e shpalljen e vendimit.

Gjykata Kushtetuese përmes shkresës nr. prot. 466/1, datë 16.12.2021, administruar më datën 16.12.2021, me nr. prot. 3808/3, i ka përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës të inventarizuar sipas listës bashkëlidhur një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore.

Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t?ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit.

Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit.

Duke qenë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka mundësi praktike të marrë dijeni mbi shkeljet profesionale apo etike përgjatë një shqyrtimi gjyqësor kushtetues të një apo gjithë trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të shkeljeve të konsumuara, nuk ka interes të njoftojë Kolegjin (pikërisht të faktit se mund të jenë përfshirë shumë anëtarë të trupës gjyqësore), Presidenti i Republikës, si Kreu i Shtetit, si institucioni kushtetues i pavarur me rol të veçantë e të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e krizave, përfaqësues i unitetit të popullit, dhe që ka për detyrë të monitorojë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, dhe si palë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor kushtetues ku janë konstatuar shkeljet, i paraqet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, këtë material informues mëse të mjatueshëm dhe të arsyetuar, të shoqëruar me prova të siguruara nga vet Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të njihet dhe të vihet në dijeni mbi këto shkelje procesionale dhe etike, dhe të fillojë procedimin disiplonor sipas kërkesave të Kushtetutës dhe Ligjit.

Nga hetimi disiplinor që do të kryejë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që do të duhet të përfshijë dhe dhënien e shpjegimeve prej trupës gjyqësore kushtetuese, mund të rezultojë që edhe anëtarë të tjerë të trupës aktuale të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe të etikës, që diskretiton figurën e gjyqtarit kushtetues, por këtë do të duhet ta zbardhë hetimi disiplinor.

Gjithsesi dyshimi i bazuar dhe i mbështetur në provat që kemi në dispozicion bie fillimisht tek Relatori i çështjes, gjyqtarja Fiona Papajorgji, e cila ka për detyrë të kujdeset për dosjen dhe relatimin dhe veprimet e plota mbi të, por referuar faktit të caktimit  si relatore pa short; qëndrimeve të saj individuale të mbajtura prej saj fillimisht në kolegj, apo më pas në mbledhjen e gjyqtarëve, për të mos kaluar për shqyrtim çështjen më të rëndësishme të vendit, krijojnë të gjithë dyshimin e arsyeshëm mbi njëanshmërinë e saj, në favor të organit të emërtesës që e ka zgjedhur atë në këtë detyrë (Kuvendit të Shqipërisë) dhe Këshilli i Ministrave, mazhorancën e të cilave e mbizotëron subjekti politik Partia Socialiste, e cila përmes përfaqësuesve të saj në KQZ dhe përmes një rezolute të Kuvendit, realizuan pa garë, pa dekret të Presidentit, dhe pa alternativa, zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke bërë të mundur kapjen totale përmes emërimeve politike të gjithë pushtetit vendor, si të gjithë Kryetarëve të Bashkive ashtu dhe të gjithë anëtarëve të Këshillave Bashkiakë?

Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duhet ta zbardhë përmes një hetimi disiplinor të thelluar dhe që duhet t?i marrë shpjegimë zonjës Fiona Papajorgji dhe gjithë trupës gjyqësore kushtetuese është:

A ka marrë pjesë dhe a ka votuar zonja Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019?

Nëse po, gjyqtarët që kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në 30 qershor 2019, a kanë qenë në një situatë të papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit që sipas nenit 36 pika 1/b, ç, i detyronte ata që të hiqnin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje?

Nëse një gjyqtar Kushtetues, ka shkuar dhe ka votuar në votimet e 30 qershorit 2019, si mund të ishte ai një gjyqtar objektiv, i paanshëm për të shqyrtuar atikushtetutshmërinë e këtij procesi votimesh?!/CNA.al

Lajmet e fundit nga