LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj merr detyrën e katërt nga Basha

20 Janar 2022, 18:36, Politikë CNA
Alibeaj merr detyrën e katërt nga Basha

Enkelejd Alibeaj ka marrë detyrën e katërt nga kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha.

Pas postit të Nënkryetarit të Partisë Demokratike që i dha Basha, Enkelejd Alibeaj, ka marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se, Alibeaj do të drejtojë si i komanduar degën e PD-së në Vlorë, pas shkarkimit të Genc Deromenaj, i pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Alibeaj drejton gjithashtu edhe grupin parlamentar të PD, vendim ky i marrë nga Basha pak ditë më parë, si dhe kryetar për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

Lajmet e fundit nga