Lushnja, një nga bashkitë pa kryetar/ Kush janë emrat e propozuar nga PD në bazë të primareve

20 Janar 2022, 18:23, Politikë CNA
Lushnja, një nga bashkitë pa kryetar/ Kush janë emrat e propozuar

Pas arrestimit të Fatos Tushës për korrupsion, Lushnja është një nga gjashtë qytetet pa kryetar bashkie.

Komisioni i Rithemelimit ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme nën siglën e PD.

Ish deputeti Klevis Balliu ka deklaruar nga qyteti i Lushnjes se janë propozuar disa emra të cilet do ti nënshtrohen primareve nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në prononcimin e tij për mediat, Balliu theksoi se kandidati që do përgjizhet nga anëtarësia, do të arrijë një fitore spektakolare në Bashkinë e Lushnjes.

Sipas Balliut, u propozuan shtatë persona, ku nga këta të shtatë, më të spikaturit janë Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami./CNA.al

Lajmet e fundit nga