Merrte makina me qira dhe nuk i kthente më/ Marrin fund bëmat e 30 vjeçarit në katër qytete

18 Janar 2022, 09:12, Kronika CNA
Merrte makina me qira dhe nuk i kthente më/ Marrin fund bëmat e 30

Një 30 vjeçar i cili ishte shpalllur në kërkim nga Policia është arrestuar në Berat.

E.K., 30 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”., ka rënë në pranga, në kuadër të operacionit ?Osumi?.

Ky shtetas, sipas Policisë merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë.

Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në Kuçovë, një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga