LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Rezultatet negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

17 Janar 2022, 10:14, Sport CNA
ZYRTARE/ Rezultatet negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Klubi i Sampdorias ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm nga detyra e trajnerit, Roberto D?Aversën.

Për teknikun italian fatale ishin rezultatet negative të njëpasnjëshme, por edhe humbja me përmbysje të shtunën ndaj Torinos me rezultatin 1-2 në stadiumin ?Luigi Ferraris?.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Liguria me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

?Klubi i Sampdorias komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Roberto D?Aversën. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe të punës me skuadrën tonë?, ishte komunikata e klubit dorian.

Aventura e 46-vjeçarit në krye të Sampdorias zgjati 6 muaj ku në 22 ndeshje të këtij sezoni në Serinë A e renditi Sampdorian në vendin e 15 ku arriti të fitonte 5 ndeshje, barazuar 5 dhe humbur 12 sfida, duke grumbulluar në total 20 pikë.

? | OFFICIAL

U.C. #Sampdoria: comunicato stampa del 17 gennaio 2022.

— U.C. Sampdoria (@sampdoria) January 17, 2022

Lajmet e fundit nga