LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në bunker është vendi i minjve”/ Grupimi "Dhjetor 90", mesazh Lulzim Bashës

15 Janar 2022, 14:08, Politikë CNA
“Në bunker është vendi i minjve”/ Grupimi

Bislim Ahmetaj dhe disa anëtarë të Grupimit “Dhjetor 90”, kanë përcjellë mesazhin e radhës.

Ta kanë shkuar sot tek kafja e në oborrin e PD, jo për të pirë kafe por për të thënë se nuk do të ndalen në rrugën e tyrë, nga minjtë e bunkerit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ahmetaj, krahas një fotoje  me anëtarë të Grupimit “Dhjetor 90, shkruan se do ta bëjnë këtë rit deri sa ti nxjerrin minjtë nga bunkeri dhe ta rikthejmë bunkerin në seli të njerëzve të lirë dhe demokratëve të vërtetë.

?Me disa bashkëpunëtor të Grupimit “Dhjetor 90” shkuam sot dhe e pimë kafen në oborrin e Partisë Demokratike jo thjesht për kafe, por për të përcjellë mesazhin që në bunker është vendi i minjve dhe njerëzve të friksuar, ndërsa në sheshe është vendi i njerëzve të lirë dhe demokrarëve.

Do ta bëjmë këtë rit deri sa ti nxjerrim minjtë nga bunkeri dhe ta rikthejmë bunkerin në seli të njerëzve të lirë dhe demokratëve të vërtetë.

Ps. Jo të gjithë jemi të një mendje, por 95% e kolonisë tonë idealiste jemi të bindur që çifti basha- bardhi kanë mbaruar?, shkruan Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga