Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
?Si gjeneratë e re e Partisë Socialiste, ju ftoj ta konsideroni politikën si mision fisnik, në funksion të shërbimit dhe ndryshimit për mirë të Shqipërisë?.
Kështu është shprehur Ditmir Bushati në 30 vjetorin e FRESH.
Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.
?Të besoni tek demokracia, ajo mund t?iu zhgënjejë por nuk ju tradhëton. Të besoni tek forca dhe vlera e fjalës. Tek vërtetësia e mendimeve që çlirojnë energji pozitive. Tek rregullat e bashkëjetesës demokratike dhe gara e ndershme që rrit personalitete brenda radhëve tona.
Ne duhet të jemi progresistë në vlera, reformistë në metodë dhe radikal në sjellje, duke ndërtuar një parti që sheh tek shoqëria dhe jo kërthiza e saj. Përmirësimi i modelit të sjelljes politike dhe ai i zhvillimit të vendit duhet të shkojnë paralelisht?,është shprehur Bushati.
Deklarata e plotë
30 vite më parë kur po themelohej FRESSH, isha vetëm 14 vjeç dhe më kujtohet se në gjimnazin tonë ?Petro Nini Luarasi?, u përhap lajmi se në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohej një takim festiv ku do të këndonte grupi muzikor ?Ritfolk?, krenari e PetroNinsave dhe simbol i kohës. Shqipëria sapo kishte hyrë në epokën e lirisë dhe çdo festë në zymtësinë e kohës ishte një mundësi për argëtim dhe përfshirje, më shumë sesa tregues i përkatësisë politike.
Në tre dekada, aktivizmi politik në Shqipëri ka kaluar në një trajektore komplekse mes idealizmit, dëshirës, pamundësisë, meritokracisë, katapultimit e pragmatizmit. Shpesh, angazhimi në politikë shihet si mundësi për një vend pune në shtet, dhe jo si mekanizëm për të pasuruar vlerat dhe veprimin politik e shoqëror.
Megjithëse që në rini të hershme kam qenë kurioz për politikën, po aq ngurrues kam qenë për t?u përfshirë në vijën e parë të saj.
Falë këmbënguljes dhe lidershipit të Edi Ramës; besimit tek vlerat demokratike të qendrës së majtë; mbështetjes së pakursyer të socialistëve, e konsideroj privilegj përfaqësimin e tyre në të gjitha nivelet, duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë e më të zhvilluar; për një PS si alternativa më e mirë dhe jo si e keqja më e vogël.
Si gjeneratë e re e Partisë Socialiste, ju ftoj ta konsideroni politikën si mision fisnik, në funksion të shërbimit dhe ndryshimit për mirë të Shqipërisë. Të besoni tek demokracia, ajo mund t?iu zhgënjejë por nuk ju tradhëton. Të besoni tek forca dhe vlera e fjalës. Tek vërtetësia e mendimeve që çlirojnë energji pozitive. Tek rregullat e bashkëjetesës demokratike dhe gara e ndershme që rrit personalitete brenda radhëve tona.
Ne duhet të jemi progresistë në vlera, reformistë në metodë dhe radikal në sjellje, duke ndërtuar një parti që sheh tek shoqëria dhe jo kërthiza e saj. Përmirësimi i modelit të sjelljes politike dhe ai i zhvillimit të vendit duhet të shkojnë paralelisht.
Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim dhe njëkohësisht si mundësi për të shtuar përpjekjet tona për një PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike, që ofron mundësi për të gjithë.
Gjenerata jonë është rritur me ëndrrën e Europës në horizont. Të jesh pjesë e politikës në vitin 2022, është e vështirë t?ua shpjegosh gjeneratës tuaj, e cila lundron në të njejtën botë digjitale me atë të bashkëmoshatarëve europian, mospërmbushjen e kësaj ëndrre.
Ndaj, na duhet t?i përgjigjemi dilemës: A është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhet Shqipëria një vend normal europian? Për këtë na duhet jo vetëm që të jemi partia e të rinjve, por mbi të gjitha partia që bën të rinjtë të flasin. Që i bën ato aksionerë të zhvillimit të vendit.
Përgjegjësia jonë për Shqipërinë është më e madhe se fuqia jonë.
Na duhet guxim për të ëndërruar dhe aftësi për të brendësuar ide të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Për të ndërtuar një ekonomi të dijes që përqafon njohuritë tuaja, që zgjeron bazën e mirëqënies në shoqëri, duke e vendosur theksin tek vlera që prodhon shumica e jo përfitimi i pakicës.
Për t?i paraprirë sfidave të kohës, Partia Socialiste do të themelojë Akademinë Politike, si një institucion ndihmues për forminin politik, duke zhvilluar kapacitetet partiake, e njëkohësisht identifikuar talentet e reja që kanë dëshirë të kontribuojnë në politikë. Duke rritur kësisoj ndërveprimin me shoqërinë.
Por le të qëndrojmë më këmbë në tokë. Nuk ka Akademi që zëvendëson ?lodhjen e përditshme? të politikës, e cila të imponon përgjegjësi përkundrejt njerëzve që përfaqëson. Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishme. Por, siç thotë me të drejtë Adam Grant: ?Nga larg, ne admirojmë talentin. Nga afër, ajo që ka më shumë rëndësi është karakteri. Ju mund t?i impresiononi njerëzit me aftësitë tuaja, por ju e fitoni besimin e tyre duke qëndruar për diçka më të madhe se vetja?.
Ndaj, apeli im për ju sot është se nëse besoni te ?lodhja e përditshme? e politikës dhe jo tek indiferenca, mos ngurroni të bëheni pjesë aktive e saj, të luftoni, e të realizoni ëndrrat tuaja me këmbëngulje e vetbesim!/CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Le...
Ish Presidenti Bujar Nishani, ka komentuar deklaratat e Lulz...
Forumi Rinor Socialist feston sot 30 vjetorin e themelimit....
Të hënën Presidenti Ilir Meta do të shpallë zgjedhjet e para...
Sot, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, shpërndau një video,...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Lezhë, pë...
Lulzim Basha u shkarkua nga demokratët me referendum me 18 d...
Sot në 31 vjetorin e rithemelimit të degës së Partisë Demokr...
Lulzim Basha, sërish sot në rrjetin social të Partisë Demokr...
Ish kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme do të jetë në ...
Ylli Manjani në rolin e analistit shprehet se çdo vend me n...
Sot është shënuar 31 vjetori i demonstratës antikomuniste në...
Koordinatori i Bindjes Demokratike është shprehur se Lulzim ...
Vijojnë përplasjet në distancë mes Lulzim Bashës dhe preside...
Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan do të vijë ditën e...
Lulzim Bashës duket se nuk i ka dalë e keqja me presidentin ...
Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se është gati të japë d...
Deputeti i PD, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar në PD Minushe Lazaj ka reaguar...
As me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumin e...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...