LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Demokratët janë më të diskriminuarit”/ Berisha: Rama dhe Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve

15 Janar 2022, 11:04, Politikë CNA
“Demokratët janë më të diskriminuarit”/ Berisha:

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Lezhë për 31 vjetorin e rithemelimit të degës së PD, është shprehur se sot demokratët janë njerëzit më të diskriminuar dhe të ndëshkuar.

Berisha thekson se kryeministri Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve.

?Duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë. Fillimet nuk kanë qenë të lehta pë rata ëë themeluan PD në Lezhë dhe mbarë Shqipërinë. Në atë kohë, në takime të shumta përpjekjet e diktaturës në Lezhë ishin të jashtëzakonshme. Po kaq të mëdha ishin dhe dështimet e saj për të manipuluar gratë dhe burrat në rrugën e tyre të lirisë. Në atë kohë në ishim në luftë këtu në Lezhë e kudo. Njerëz që besonin në një të ardhme që nuk e kishin imagjinuar dot se ishim totalisht të hekurosur në monizëm.

Ne kemi shumë mungesa. Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi. Sot vuajnë për kafshatën e gojës, vuajnë për ilace, për hskollimin e fëmijëve, por janë vajzat dhe gratë më të pasurit në ideale, në liri.

Ata besojnë se do t?ia dalim. Në axhendën tonë të lirisë, ne kemi një armik më të rrezikshëm se në vitin 91. Ai që kishim në atë kohë ishte një diktator, i cili në biografinë e tij kishte  urdhëruar vrasje politike dhe në vitin 90 vriste të rinjtë në kufi.

Sot jemi përballë një armiku që përveç Enver Hoxhës nuk e ka pas ky vend. Kreu i Meduzës, njeriu që ka pushtuar të gjithë institcuionet mendon se do të mbajë peng pluralizmin, duke mbajtur peng Lulzim Bravën mund të vazhdojë të shkelmojë interesat e shqiptarëve?, është shprehur Sali Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga