LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë përplasjet në distancë/ Meta: Basha të ngrihet në nivelin e rojes, të jap dorëheqjen

14 Janar 2022, 20:40, Politikë CNA
Vijojnë përplasjet në distancë/ Meta: Basha të ngrihet

Vijojnë përplasjet në distancë mes Lulzim Bashës dhe presidentit Ilir Meta, sa i takon protestës së 8 janarit.

Pas sulmeve të Bashës, Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka deklaruar se 8 janari solli një shembull pozitiv që është reflektimi, ku e lidhi me dorëheqjen e rojes së PD.

Meta uron që edhe aktorët e tjerë brenda PD të ngrihen në të njëjtin nivel përgjegjshmërie dhe të japin dorëheqjen.

?Zhvillimet e 8 janarit 2022 sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, siç është dorëheqja e rojes të selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës.

Uroj, që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij!?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga