LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush ia paguan truprojat Gazment Bardhit dhe përse i mban?

15 Janar 2022, 12:55, Politikë CNA
Kush ia paguan truprojat Gazment Bardhit dhe përse i mban?

Gazment Bardhi, prej disa kohësh është duke dalë me eskortë.

Ai është shfaqur i shoqëruar me truproja që në kohën e zgjedhjeve të 25 Prillit, në kohën kur përgjaku Elbasanin.

Dhe që nga atëherë edhe pse situata pas zgjedhjeve ka qenë e qetë, Bardhi është parë në praninë e truprojave që s ‘dihet sa paguhen dhe kush i paguan.

Dhe për më tepër që s?dihet përse i mban dhe sorollatet me ta, si këngëtare silikoni, që do të bjerë në sy.

I pyetur në emisionin ?Opinion? se përse duhet të mbajë truproja dhe se me çfarë financash i paguan, Bardhi nuk ka dhënë përgjigje të qartë.

Pyetja e gazetares Klodiana Lala për këtë çështje ka bërë që Bardhit t?i ikë fytyra dhe të mos japë një përgjigje.

Ai ka thënë se një pjesë e paguan PD dhe pjesën tjetër e paguan vetë.

Po, kur është pyetur për shifra dhe sa persona janë që paguan, ai ka heshtur duke mos dhënë përgjigje. Duke lënë kështu të dyshohet se pas truprojave që e shoqërojnë fshihet ndonjë aferë.

Kush ia paguan Gazment Bardhit,truprojat? Përse nuk e deklaron dhe nuk tregon burimin e financave? Bardhi është i detyruar me ligj që të deklarojë financat, përdorimin e tyre.

Por në asnjë vend nuk e ka deklaruar se ku i merr financat për të paguar truprojat.

Reagime të mëhershme nuk ka pasur as nga Bardhi dhe as nga PD, por edhe në momentin që u pyet, Bardhi nuk dha sqarime.

Reagimi i tij i përhumbur dhe i mjegullt ngre dyshime.

Kujtojmë se, Gazment Bardhi ishte drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit në një nga qarqet, që rezultoi më problematiku, ai i Elbasanit, ku la pa pas një viktimë.

Bardhi më herët është akuzuar se ka lidhje me bandat, dhe se në fushatë elektorale iu kishte premtuar atyre favore, pasi pretendonte të bëhej Ministër i Brendshëm.

Jo vetëm që nuk u bë, Ministër i Brendshëm, por humbi zgjedhjet në Elbasan dhe në të gjithë vendin bashkë me Lulzim Bashën.

Sot del i shoqëruar me truproja, apo siguri private siç e quan ai dhe mban të fshehtë financat me të cilat i paguan./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga