LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qindra milionë lekë nga inceneratorët/Dy kompanitë e Endrit Habilajt në godinën Top Channel

7 Janar 2022, 17:50, Denoncim CNA
Qindra milionë lekë nga inceneratorët/Dy kompanitë e Endrit

VOX TV dhe ?Infinit Communication?, janë dy kompani  mediatike që kanë administrator Endrit Habilaj dhe që të dyja e kanë adresën në Top Channel, sipas të dhënave zyrtare në QKB. Vetë Habilaj është autori i emisionit Top Story në Top Channel dhe drejtues i gazetës Shqip.

Këto dy kompani, por edhe një e tretë që Habilaj mendon se e ka fshehur në emër të familjarëve të tij, kanë marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

CNA.al ka sjellë në mënyrë ekskluzive katër fatura, me të cilat është paguar VOX TV nga incenratorët dhe katër fatura të tjera me të cilat është bërë pagesa për kompaninë Infinit Communication?.

CNA.al ka nxjerrë shumat që këto dy kompani kanë marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga inceneratorët.

Rezulton se me katër fatura nëpërmjet VOX TV, Endrit Habilaj, ka marrë 979 949 lekë të reja, në pak muaj të vitit 2021.

Ndërsa nëpërmjet kompanisë ?Infinit Communication?, vetëm me 4 fatura ka marrë 1 774 872 kekë të reja

 ?Infinit Communication?, me numër identifikimi L91331028L, është themeluar me datë 25.01.2019.  Zyra qëndrore të kësaj kompanie, sipas ekstraktit të QKB, është në Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina  nr. 20, kati i dytë.

Kompania është regjistruar në emrin e Endrit Habilaj me ortake Ornela Pango, kjo e fundit mban dhe pozicionin e Drejtores të marketingut në Top Channel.

Më vonë me datë, 24.02.2021, në QKB është bërë ndryshim i emrit të subjektit. Nga gazeta Shqip online është bërë Infinit Communication?.

Gazeta Shqip është në pronësi të Vjollca Hoxhës por në QKB është rregjistruar një tjetër subjekt dhe më pas i është ndryshuar emri. Kjo për të fshehur nga çfarë? A është ky subjekt mbulim për të paguar gazetën dhe stafin e saj? Emri ka qenë i njëjti dhe adresa e subjektit është i njëjti.

 

Kompania tjetër VOX TV, e themeluar me datë 14.12.2020 dhe me zyra qëndrore në adresën Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina  nr. 20, kati i pestë është në pronësi të Endrit Habilaj.

Ashtu si kompania e parë edhe VOX TV me datë 24.02.2012 ka bërë ndryshim të emrit të subjektit.

Nga Top News është bërë VOX TV.

Edhe kjo kompani ka të njëjtin veprim si ajo më sipër. Top News ësëhtë një tjetër kompani e rregjistruar në QKB në emër të Vjollca Hoxhes, por Habilaj rregjistron një tjetër më pas i ndryshon emrin. Çfarë fshihet? Sërish e njëjta adresë, dhe emri i mëparshëm i njëjti me një kompani në pronësi të Vjollca Hoxhës, VOX TV  mos vallë është mbulesë për pagesat e Top News nga inceneratorët?

Të dyja kompanitë, të cilat  ?rastësisht?, kanë ndryshuar emrat dhe  sistematikisht kanë marrë para nga pronarët e inceneratorëve janë në godinën e Top Channel.

Ndërkohë gazeta Shqip online dhe Top News ekzistojnë, sepse janë në pronësi të Vjollca Hoxhës. Po këto janë dy kompani të tjera.

 

 

Mos vallë është e njëjta skemë pagesash që inceneratorët kanë përdorur edhe për subjekte të tjera?

Sipas të dhënave të databases së famshme, që u bë publike,  në VOX TV, në muajin Prill, rezultojnë të punësuar 8 persona.

 

Ndërsa në kompaninë tjetër Infinit Communication, të punësuar në muajin Prill, sipas së njëjtës databases që doli në publik, janë 11 persona.

VOX TV nuk ekziston, nuk ka një televizion të tillë të licensuar nga AMA,  por ?Infinit Communication?,  çfarë ka në pronësi që ka staf 11 veta?

Ku shkojnë këto para, kush dhe pse paguhet me këto para që vijnë nga takstat e shqipotarëve kalojnë tek inceneratorët e më pas në subjekte në pronësi të Endrit Habilajt që ushtrojnë aktivitet në godinën e Top Channel?

Për çfarë i shërbejnë Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit të japë këto para tek këto kompani, që ndodhen të dyja në godinën e Top Channel?

Përgjigjet janë mjaft të thjeshta dhe SPAK mund ti gjejë lehtësisht, jo vetëm për këto kompani, por edhe për të tjera, që janë paguar nga inceneratorët. Ish-ministri Lefter Koka, u prangos për disa kompani që merrnin para nga inceneratorët, Endrit Habilaj ka jo vetyëm këto dy kompani, por edhe një të tretë e cila ka marrë dhjetra milionë lekë nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Në dosjen inceneratorët në SPAK, duket se rradhën do e kenë edhe gazetarë apo ish drejtues mediash që kanë futur duart për të mbushur xhepat e tyre me paratë e aferës së inceneratorëve./E.S-CNA.al

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Zbulohet kompania tjetër/ Endrit Habilaj i Top Channel dhjetra mijë euro nga inceneratorët

Lajmet e fundit nga