web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sëmundja që po përhapet në sy/ Kalo apel qytetarëve: Ruhuni jo vetëm nga Covid

30 Dhjetor 2021, 16:57, Lifestyle CNA

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve të ruhen nga ajo që cilësohet si ?gripi i syrit? dhe po përhapet me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se nuk duhet të anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një keratokonjuctivites, ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës.

“Kohë kovidiane?30.12.2021?Një RIKUJTESË në kontekstin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19?.?Keratoconjunctivitis?, një sëmundje për të cilin po flitet sot shpesh nën okelion ?gripi i syrit?, është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit (?Conjunctivitis?), dhe kornenë sipërfaqsore (?Keratitis?), me origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike?.Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA?.Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40 vjeçare?.

Përsa i përket shkaktarëve INFEKSIOZË: 1- Keratokonjuktivitet VIRALE janë më të shpeshtat pavarësisht moshës së të sëmurit, dhe përbëjnë 70-75% të Keratokonjuktiviteve infeksioze. Rreth 90%e tyre shkaktohen nga Adenoviruset dhe viruset e tjerë si Enteroviruset, Herpes simplex dhe Herpes zoster. 2- Keratokonjunktivitet BAKTERIALE vërehen më shpesh në moshat pediatrike, dhe përbëjnë rreth 50% të keratokonjunktiviteve infeksiozë në këto mosha?.Në këto ?Kohë kovidiane?, të mos anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një KERATOKONJUNCTIVITIS (ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës : ?Conjunctivitis?), në kuadrin e rreth 98 ( nëntëdhjetë e tetë) shënjave klinike të ndryshme të observuara deri më tash, në milionat e të sëmurëve të prekur gjatë kësaj ?flame mbarëbotërore?, ose mundet të jetë e vetmja shënjë e këtij infeksioni viral?Konjunktivitet dhe Keratokonjunktivitet janë observuar në të gjitha variantet virusit Sars-Cov2/Covid-19, POR ato po observohen edhe më shpesh në dy variantet më në qarkullim të tij Delta dhe Omikron?.

Bashkëngjitur janë fotot e tre rasteve të Konjunktiviteve apo Keratokonjunktiviteve të observuara personalisht, në të sëmurët e trajtuar nga unë për Covid-19?.Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj?NË ASNJË RAST VETMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist?.Together forever!!!”, shkruan Kalo ne reagimin e plote te tij./E.T-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga