web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Organizatori i foltores në New Jersy: Demokratët e SHBA nuk mund të përjashtoheshin nga kjo nismë

6 Dhjetor 2021, 20:30, Politikë CNA

Organizatori i foltores së ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në SHBA, Zekri Picari ka folur në lidhje me pjesëmarrjen dhe arsyen pse u vendos të bëhej në një foltore edhe në Amerikë.

I ftuar në emisionin ?Now? nga Erla Mëhilli në Euronews, Picari është shprehur se ka qenë një numër i madh demokratësh që ka kërkuar të organizohej ky takim.

?Para se të ndërmerej kjo nismë vetë foltorja ishtë analiza në biseda, koridore, kafene. Për të gjitha pakënaqësitë. Kërkohej fjala e Berishës, aksioni i tij për të të dalë në këtë disfatizëm të pashembullt. Kështu që të gjithë njerëzit duke e ditur që zëri i Berishës ka qenë gjithmonë i pranishëm, më kërkuan që të organizoja këtë foltore. E mora unë këtë iniciativë duke parë kërkesën e madhe nga shumë demokratë. Kemi pasur demokratë që kanë ardhur nga shumë shtete. Jo vetem nga New Jersy?, është shprehur Picari.

Me tej ai është shprehur se demokratët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të përjashtoheshin nga kjo nismë.

?Foltoret e duan praninë e Berishës, dhe duan njerëz. Unë personalisht mendoj se PD e ka një lider. Nuk mund ta frenojmë ne të kthehet PD në lëndë të parë dhe  të kthehet në parodi politike. Nuk mund të pranojnë demokratët të kthehen në hije të Edi Ramës. Nuk mund të jetë PD në pozitë dekor për Edi Ramën.

Edhe Demokratët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të përjashtoheshin nga kjo nismë?, ka vijuar organizatori i foltores në SHBA. /S.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga