LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nisi çadrën për mbrojtjen e votës dhe përfundoi në Qeveri”/ Berisha ironizon Bashën

3 Dhjetor 2021, 16:35, Politikë CNA
“Nisi çadrën për mbrojtjen e votës dhe

Lideri historik, Sali Berisha ka deklaruar se opozita dhe PD nga viti 2013 kanë dështuar në çdo nismë, protestë dhe premtim të bërë.

Berisha ka sulmuar me tone të ashpra kreun e PD, Lulzim Basha, duke i kujtuar atij marrëveshjen e çadrës, i cili e nisi atë për të mbrojtur votën, por përfundoi në qeveri.

?Opozita dhe PD nga 2013 e deri më sot kanë dështuar në çdo nismë. Kanë dështuar në çdo protestë e premtim të bërë. Sa herë u mashtruar ju se do të mbrojmnë votën? Nisi çadrën për të mbrotjur votën e përfundoi në qeveri. 

Vijmë kokëulur para shqiptarëve sepse kemi humbur apo dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri i papërgjegjshëm, pa integritet nuk kupton se pas 4 humbjesh duhet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Në fillim të lëvizjes e quajta peng Basha. Nuk e etiketoja pa patur bindje abosolute se ai i tillë ishte. Faktet po e dëshmojnë këtë çdo ditë. 

Nëse në Shqipëri ëhstë vendosur narko shteti, kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është kreu i këtij narko shteti. I kam kërkuar të japë shpjegime për ?Toyota Yaris? e ?Muzin. E garantoj se me radhë do të dalin dhe dosjet e tjera?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga