web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbani mend Vasil Shkurtajn? Më në fund është rikthyer te goli

26 Nëntor 2021, 21:29, Sport CNA

Vasil Shkurtaj ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer me gol në Kinë. Sulmuesi mungonte prej një kohe të gjatë në fushën e lojës.

Shkurtaj është dalluar në Superligën shqiptare në radhët e Luftëtarit e Kukësit, duke dalë edhe i dyti në listën e golashënuesve.

Por ditën e djeshme në Ligën e Parë kineze, Shkurtaj ka luajtur ndeshjen e parë me ekipin e tij Jiangxi dhe ka qenë ai që ka shënuar golin e vetëm të sfidës në minutën e 17-të, duke i dhuruar fitoren skuadrës.





Lajmet e fundit nga