LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka luajtur në Korçë, Fagu: Ndaj Skënderbeut japim maksimumin për fitoren

26 Nëntor 2021, 12:31, Sport CNA
Ka luajtur në Korçë, Fagu: Ndaj Skënderbeut japim

Zv.trajneri i Tiranës Erbim Fagu doli sot përpara kamerave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes FK Skënderbeu-KF Tirana që do të luhet ditën e nesërme në 16:45, në stadiumin ?Skënderbeu? në Korçë. Tekniku bardheblu, i cili kur luante futboll ka veshur edhe fanelen e Skenderbeut, foli për situatën në kampin tiranas, ndeshja e rradhës dhe rivalët e këtij kampionati. Më poshtë deklarata e plotë e trajnerit:

Përbalja me Skënderbeun?
Skënderbeu është paraqitur mirë, por ne vijmë nga një humbje me Kukësin dhe do japim maksimumin për të marrë tre pikët vazhduar udhëtimin tonë.

Sfidat direkte?
Ne i kemi marrë pikët maksimale me rivalët direkt. Kemi lënë pikë me skuadrat që janë në fund të kualifikimit. Nuk kemi pengje sepse ndeshjet kanë qenë në rritje dhe është pozitive për skuadrën dhe stafin.

Memelli?
Memelli është trajner i ri që ka bërë mirë. Ka qenë pjesë e Tiranës por çdo gjë ndryshon dhe nuk do ndryshojë te rrjedha e ndeshjes. Kemi planin tonë dhe kemi ndërtuar ekipin në planin tonë.

Humbja ndaj Kukësit?
Humbja me Kukësin nuk është se na ka ulur moralisht, por erdhi një moment që ishim vërtet mirë. Lodhja që pësuam në ndeshjen ndaj Dinamos ndikoi. Zhvilluam një lojë të dobët dhe humbja erdhi për shkak të saj. Në futboll edhe do humbësh, por ne kemi lojtarë të rinj dhe me karakter që do të reagojnë.

Presioni tek Tirana?
Tirana është mësuar që të jetë gjatë gjithë kohës nën presion. Është e vërtetë që shumë veta kanë pritur që Tirana të humbasë, por kemi lojtarë me karakter të fortë, pas humbjes me një rival direkt, do japim përsëri maksimumin. Futemi në çdo ndeshje për të dhënë maksimumin.

Lajmet e fundit nga