LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollisti spanjoll shënon golin e javës në Europë (VIDEO)

26 Nëntor 2021, 09:35, Sport CNA
Futbollisti spanjoll shënon golin e javës në Europë (VIDEO)

Në sfidën e Ligës së Konferencës, Karabag-Omonia, e cila përfundoi me barazimin 2-2, është realizuar një supergol. Zhordi Gomez i skuadrës së Omonias ka shënuar një gol spektakolar nga gjysma e fushës ku ka parë daljen jo të mirë të portierit kundërshtar dhe duke përfituar nga kjo pakujdesi e tij.

Mesfushori spanjoll i cili më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Espanjolit, Uiganit, Sandërlendit dhe Rajo Vajekanos ka barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 90 ku me shumë gjasa do të jetë dhe goli më i bukur i javës dhe i kompeticionit nga vetë mënyra e shënimit.

Lajmet e fundit nga