LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katar 2022/ Hidhet shorti për fazën "Play-Off", Italia gjen Portugalinë e Ronaldos

26 Nëntor 2021, 16:19, Sport CNA
Katar 2022/ Hidhet shorti për fazën "Play-Off", Italia gjen

U hodh para pak minutash shorti për fazën “Play-Off’ të Botërorit “Qatar 2022”. 12 skuadrat e  mbetura play-off, mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.

Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos.

Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

Të gjitha ndeshjet janë me eliminim direkt pra luhen me një sfidë të vetme.

RRUGA A
Gjysmëfinalja 1
Skoci ? Ukrainë

Gjysmëfinalja 2
Uells ? Austri

RRUGA B
Gjysmëfinalja 1
Rusi ? Poloni

Gjysmëfinalja 2
Suedi ? R. Çeke

RRUGA C
Gjysmëfinalja 1
Itali ? Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2
Portugali ? Turqi.

Lajmet e fundit nga