LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit/ Fajëson Qeverinë për ndërtimet jashtë standardeve

26 Nëntor 2021, 16:17, Politikë CNA
Berisha 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit/ Fajëson

Lideri historik, Sali Berisha nga Foltorja në Kurbin teksa ftoi demokratët të mbanin një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, hodhi akuza ndaj qeverisë si fajtore për  jetët e humbura asokohe.

Berisha theksoi se banorët u lanë qëllimisht në banesa të  pabanueshme pas tërmetit të shtatorit dhe se më pas goditja e nëntorit iu mori edhe jetën.

 ?51 gra, burra e fëmijë humbën jetën në rrënojat e tërmetit të dy viteve më parë, por në Kurbin dhe Thumanë viktimat ishin një krim i mirëfilltë shtetëror pasi pallatet e viktimave u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit, por një qeveri e papërgjegjshme, e cila është vite dritë larg qytetarëve, që ka si objekt kryesor plaçkitjen e grabitjen, ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme, i la banorët në mëshirë të fatit, për t?u marrë jetën në një tërmet tjetër. 

Sot për 51 viktimat, për shembjen e qindra ndërtimeve jashtë standardeve, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar, asnjë qeveritar dhe kjo është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre. Për të nderuar kujtimin e tyre, të mbajmë një minutë heshtje?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga