LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha shfaqet në televizionin e ortakëve të inceneratorëve

25 Nëntor 2021, 14:54, Politikë CNA
Basha shfaqet në televizionin e ortakëve të inceneratorëve

Lulzim Basha prej disa javësh ka marrë mbarë të gjitha televizionet e mundshme, deri edhe tek ata më periferik për të dhënë intervista dhe për të argumentuar se PD është nja prti me  parime dhe si e tillë Kuvendi i kësaj partie do mbahet datën që ka caktuar ai vetë, në 18 dhjetor.

Por në një kohë kur Basha akuzon ish kryeministrin Sali Berisha se po i shërben si tub oksigjeni regjimit të Edi Ramës, mediat e këtij të fundit e kanë marrë kryeopozitarin në mbrojtje.

Por mbrëmjen e sotme, Bashën do e shohim në televizionin e ortakëve të inceneratorëve.

Mësohet se kreu i PD do të jetë i ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin në Top Channel-in, televizion ky i drejtuar nga Ben Blushi, ish ministri i socialistëve.

Kujtojmë këtu, që mbrëmjen e djeshme në këtë emision ishte i ftuar Agron Shehaj, i cili ra pre e sulmeve të moderatores dhe analistëve për veprimin e tij, se ai vërtetoi verifikimin e firmave të delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga