LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskutimet për paketën fiskale/ PD në mbështetje të deputetit socialist

25 Nëntor 2021, 11:48, Politikë CNA
Diskutimet për paketën fiskale/ PD në mbështetje të

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka kërkuar votimin e amendamenteve të prezantuara nga deputeti socialist Erion Braçe për paketën fiskale dhe për sektorin e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare Spaho shprehet se me propozimet e qeverisë, bujqësia mund të futet në kolaps.

Të votojmë dy amendamente e z.Braçe për sektorin e bujqësisë. Do ta fusim bujqësinë në kolaps me këto dy propozime të qeverisë për politikat fiskale”, tha Spaho.

Kujtojmë se Braçe, në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se në këtë projektligj është rritur norma e kompensimit nga 6 % deri në 20 %. Sipas deputetit kjo rritje neutralizon TVSH-në.

?Natyrisht, propozimi që do të sjell lidhet me skemën e TVSH për bujqit. Duhet përjashtuar këtu eksportuesit që e kanë TVSH zero në eksport. Në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%. Norma e kompesimit me 20% neutralizon TVSH. Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin.

Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha. Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut, pa ushtruar presion e të jetë bujku në trysni. Nëse shkojmë te zero në 20, humbja është 20 lekë për grumbullues. Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj?, tha Braçe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga