Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Nga Çapajev Gjokutaj
I kuptoj familjarët e 8 vjeçarit që u godit në kokë me lopatë nga një 38 vjeçar dhe pastaj, për t?ia hedhur paq me shoqërinë dhe drejtësinë, u gropos shpejt e shpejt në baltën përbri shtëpisë.
I kuptoj kur kërkojnë dënim me vdekje për monstrën. Ta kesh fëmijën mirë e tu mirë, të gjallë, të bukur e të pafajshëm si qingj dhe në çast të përfundojë i groposur në baltë! Përballë këtij absurdi makabër të erren sytë dhe thuajse instiktivisht kërkon shpagim.
Por e ke vështirë të kuptosh qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile që thërrasin ?Drejtësi për Mateon? dhe e ngushtojnë këtë tek dënimi me vdekje për vrasësin. Natyrisht dënimi është pjesë e rëndësishme e drejtësisë, por marrë i veçuar dhe i parë si qëllim final tjetërsohet e bëhet hakmarrje e thjeshtë dhe mbase edhe primitive.
Drejtësia për Mateon dhe gjithë minorenët që nëpërkëmben, diskriminohen dhe hera-herës përdhunohen, madje edhe vriten, është shumë më e gjerë e më komplekse sesa një ekzekutim.
Nesër do kemi prapë Mateo të vrarë nëse organet e rendit dhe të drejtësisë nuk do punojnë me rrënjë e me themel kundër keqbërësve, kriminelëve e psikopatëve; për t?i ndëshkuar, por edhe për t?i rehabilituar. Jo thjesht të bëjnë sikur i gjykojnë e dënojnë dhe sa hap e mbyll sytë t?i lirojnë për arsye që s?dihen, por merren me mend.
Nesër do kemi prapë fëmijë viktima nëse komunitetet, në fshat a qytet qofshin, do mbyllin sy përpara individëve problemorë dhe do mendojnë se i takon policit t?i ketë nën mbikëqyrje. Pa bashkëpunimin me komunitetin s?ka instrument shtetëror që ia del të zbulojë e të parandalojë krimet e paudhesitë.
Nesër do të kemi prapë fëmijë të rrezikuar e të deformuar nëse prindërit nuk do t?i ndërgjegjësojmë dhe edukojmë të kujdesen për fëmijët në çdo aspekt, duke nisur nga siguria fizike e mirëushqyerja e duke ardhur tek arsimimi dhe edukimi qytetar.
Drejtësia për Mateot do të jetë e vërtetë dhe gjithëpërfshirëse kur të mos mbetet thjesht dëshirë për shpagim, por të synojë të kthehet në drejtësi sociale që i siguron çdokujt akses të barabartë në të drejtat ekonomike, politike e sociale.
Thellimi galopant i dallimeve mes të kamurve dhe të varfërve, mes qytetit dhe fshatit, mes parisë politike dhe qytetarëve është shenjë se nesër bashkë me Mateot mund të vriten, priten e shpërbëhen edhe indet që na mbajnë lidhur si popull e si shoqëri./CNA.al
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar se...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije...
Eksperti i IT, Gent Progni tregoi disa nga mënyrat sesi prin...
Analisti Arjan Curri, ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në MCN ...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Taba...
Vrasja e 8- vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, që tronditi të gji...
Ambasada e SHBA ka bërë me dije se reforma në drejtësi nuk k...
One Telecommunications sjell programin e bursave “One Schola...
Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje ...
One Telecommunications sjell programin e bursave “One Schola...
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm Er...
Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied ka prekur dhe tri...
Ashtu siç pritej edhe GJKKO ka rrëzuar padinë e Presidenti I...
Artistja Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46 v...
Lajm i trishtë për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta arti...
Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoran...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas aksi...
Kryeministri Edi Rama, ka shprehur dhimbjen për humbjen e je...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas aksidentit t...
Tre të burgosur të tjerë janë izoluar në regjimin e posaçëm ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...