LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapet qendra e dytë e Kardiokirurgjisë/ Manastirliu: Realizohet me sukses operacioni i parë në zemër

24 Nëntor 2021, 08:58, Aktualitet CNA
Hapet qendra e dytë e Kardiokirurgjisë/ Manastirliu: Realizohet me

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se është hapur qendra e dytë e kardiokirurgjisë në spitalet publike ne vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu ka përgëzuar stafin mjekësor në Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi? për ndërhyrjen e parë në zemër në Shërbimin e ri.

“Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi?, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike. Urime Stafit Mjekësor, prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Nereisa Rushiti, dr. Marjeta Bilaj, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi,  prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi. Shëndetësia që duam”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë këtu se kardiokirurgjia në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është qendra e dytë që hapet pas asaj të QSUT falë investimeve të qeverisë shqiptare.

Lajmet e fundit nga