Ankesat pranë ILD/ Metani: Sa më i pavarur të jetë gjyqtari, aq më i garantuar është qytetari
Pas takimit me homologë nga Inspektorate europiane të Drejtë...
Tre të burgosur të tjerë janë izoluar në regjimin e posaçëm 41 bis, duke e çuar në 7 numrin e të denuarve të izoluar në këtë sistem.
Deri tani mësohet se Ministria e Drejtësisë ka miratuar kërkesën e SPAK duke dërguar në izolimin 41 bis Redjan Rrajen, Fatmir Pjetrit dhe Aleksander Llanajt.
Ndërkohë sipas informacioneve nga struktura antikorrupsion mësohet se në tavolinën e ministrit Ulsi Manja janë edhe 4 kërkesa të tjera të ardhura nga SPAK, për izolimin e personazheve të tjerë. Autoritetet tregohen të rezervuara për emrat e të burgosurve të tjerë janë duke u kryer procedurat nëse do pranohen apo jo kërkesa për izolimin e tyre.
Por kush janë 3 të dënuarit që sot u izoluan në regjimin ’41-bis’?
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ai u rikthye në vëmendje pas tentativës së bujshme për arratisje nga 313-ta së bashku me Arbër Cekaj.
Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeve përfundoi me atë që konsiderohet ?masakra e Çoles?, me tre të vdekur e tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet. Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj. Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj. Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.
Ndërkohë, Redjan Rraja është në gjykim nga GJKKO lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal,.vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.
Pas takimit me homologë nga Inspektorate europiane të Drejtë...
Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare profesori dhe stud...
Është miratuar në Komisionin e Shëndetësisë akti normativ që...
Një emigrant shqiptar që iku nga komunizmi represiv po kërko...
Instituti i Studimeve Politike në raportin e publikuar ka z...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar...
Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes në lidhje me...
Pas dy vitesh hetime që nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokurori...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ndërmarrë nj...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu ka bërë thirrje qytetarëv...
Dikush thotë se janë teori konspirative, të tjerë thonë se p...
Naftëtarët e uzinës së Ballshit janë ngritur sërish në prote...
Segmenti rrugor Qukës–Qafë Plloçë, mund të futet në librin G...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e Al...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me rastin e ditës së Al...
“Telebingo” është një nga rubrikat më të ndjekura të emision...
Java nis me reshje shiu në të gjithë vendin tonë, situatë e ...
Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë akset e vendit...
Të gjitha automjetet me timon anglez që qarkullojnë në Shqip...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke marrë shkas nga një ngj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...