LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Klodiana Lala zbulon emrat që do të dalin përballë drejtësisë

22 Nëntor 2021, 11:03, Aktualitet CNA
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Klodiana Lala zbulon emrat që do

Pas dy vitesh hetime që nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës më në fund ka mbyllur hetimet dhe ka marrë 7 persona si të pandehur lidhur me dëmet e shkaktuara.

Gazetarja Klodiana Lala për ?News24? raportoi se organi i akuzës ka dorëzuar dosjen penale ndaj këtyre personave, të cilët akuzohen si përgjegjës.

Si i pandehur për shpërdorim detyre është marrë ish drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij, pasi Prokuroria shprehet se janë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni.

Të pandehur janë marrë edhe dy ish kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë, pasi nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve dhe për këtë arsye nuk kanë konstatuar mangësi.

?Prokuroria bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ?Agi Beshalili?, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuara nga lëkundjes e 26 nëntorit 2019?, deklaron gazetarja Klodiana Lala.

Më herët është dërguar për gjykim një subjekt dhe një person i pandehur,  të cilit pritet t?i jepet verdikti në Gjykatën e Apelit, ndërkohë hetimet për të dyshuarit e tjerë vijojnë./CNA.al

Lajmet e fundit nga