LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Gjobiten ‘Ferrari’ dhe ‘Lamborghini’ në Tiranë

21 Nëntor 2021, 20:21, Aktualitet CNA
Foto/ Gjobiten ‘Ferrari’ dhe ‘Lamborghini’ në

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë akset e vendit me qëllim parandalimin e  shkeljeve të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë.

Ndëshkimit të policisë, nuk i kanë shpëtuar as makinat luksoze.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka postuar pak më parë në rrjetet sociale, se si në rrugët e Tiranës policia ka gjobitur dy makina, një Ferrari dhe një Lamborghini.

Drejtuesit duket se qarkullonin pa targa të vendosura në pjesën e paparme si dhe xhama të errësuar.

?Ferrari kush? Lamborghini i kujt?

0 tolerancë nga Policia Tiranë! Ndërtojmë qytet për njerëzit, jo makinat! Është mjet transporti, jo gomar që e plas kudo!?,  shkruan Veliaj krahas fotove./CNA.al

Lajmet e fundit nga