LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti për bujqësinë dhe peshkimin/ Gjergj Luca: Rama ka bërë maksimumin për ne, apel ministres Krifca

20 Nëntor 2021, 10:22, Aktualitet CNA
Buxheti për bujqësinë dhe peshkimin/ Gjergj Luca: Rama ka

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po prezantojnë buxhetin 2022 për peshkatarët. Në fjalën e tij kryeministri bëri një ekspoze të situatës së kaluar të këtij sektori dhe reformave që Ramës po e rimëkëmbin peshkimin në vend.

Rama tha se janë rritur eksportet me 239% dhe shtoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për peshkatarët për riparimin e anijeve.

Ndërkohë që nga ana e tij, biznesmeni dhe sipërmarësi i “Fish City” Gjergj Luca ka shprehur mirënjohjen për mbeshtetjen e deri tanishme në fushën e peshkimit, duke bërë me dije edhe shtrirjen e veprimtarisë së tyre jashtë territorit të vendit.

Gjatë fjalës së tij nga takimi, Luca kërkoi mbështetjen e ministres së Bujqësisë Frida Krafica për të ecur përpara me prodhimet ?Made in Albania?, ndërsa ka theksuar se veprimtaria do të shtrihet deri në Afrikë dhe Libi, pasi janë të pajisur me mjete dhe nuk u mungon asnjë gjë për tu barazuar me kinezët dhe turqit.

Fjala e plotë e Gjergj Lucës:

Këto janë debatet tona më të përditshme zoti kryeministër që ne i diskutojmë me njëri tjetrin sa herë ulemi, sepse peshkimi është një nga bizneset më të vështira. Edhe po ta krahasosh me minierat ne nuk dimë se kujt t?i vëmë peshën më të rëndë përsa i përket kushteve të vështira,përsa i përket problemeve të detit dhe të gjitha këto halle dhe shqetësime ne ja u kemi shprehur dhe kjo është vizita e katër e juaja. Edhe nëse ju kujtohet vizita e parë, ne që të gjithë bashkë kemi vendosur një parullë atje dhe ka qenë dëshira e të gjithëve për t?iu falenderuar dhe për t?iu thënë se po vjen një burrë që ka mbajtur fjalën me ne. Po vjen një burrë që ne një çerek shekulli kemi lëvizur me një flamur të grisur në të gjitha portet e Europës, duke lypur naftë dhe arritja frontametale e jona ka qenë nafta. Sepse nafta neve na barazoj me të gjitha tregjet dhe nafta ne na barazoj me të gjitha asat e Europës.

Ne sot jemi në bursë. Tani çfarë ndodh? Kjo e shkretë naftë ka shumë kosto tek ne dhe shpesh herë ne bëjmë debate me njër tjetrin për pjesën e TVSH. Sepse ne vetë kemi kërkuar në qeverinë shqiptare që të jemi transparent, kemi kërkuar që ne të ngarkohemi me TVSH e naftës dhe mundësisht të vëmë një minimum mbi prodhimin dhe të paguajmë 30% më tepër se sa prodhimi për të qenë transparent me ju që na dhatë këtë mundësi kaq të madhe për të marrë këtë furnizim në port.

Tani ka një ngërç zoti kryeministër që ne e diskutojmë me njëri tjetrin. Është problemi i markatave. E gjithë bota, peshkun e çon në parkata dhe në momentin që firma bën distribucionin e peshkut nëpër të gjithë territoret apo në eksport, merr përsipër që të ngarkohet me TVSH dhe të shkarkohet me TVSH.

Ne jemi të detyruar, që deri sa sistemi i kësaj lloj TVSH të hyjë në një lloj rregullsi që peshku të kontrollohet në markatat bazë siç e ka Italia apo Greqi mund të ketë vetëm një portë hyrëse dhe porta hyrëse të jetë e kontrolluar nga shteti. Të jetë i kontrolluar nga polici tatimor, nga veterineri,  të jetë i kontrolluar i gjithë prodhimi. Por asnjëri nga ne këtu që jemi coptuar nuk mundet dot që të hyjë të kontrollojë sepse gjithësecili ka magazina të vogla. Është ky ngërçi apo jo?

Mangazinat që e blejnë dhe unë jam një nga mangazinat, ne duhet të demostrojmë që duhet të paguajmë TVSH-në e asaj që vetë prodhojmë, vetfaturohet anija, atëhere problemin ju mund ta keni me mangazinat, mund ta keni me mua që jam porositës i madh, mund ta keni me mallin, me besimin nuk e keni me shtetin. Dhe ata që dalin në rrugë, nuk thonë faleminderit se i shtojnë 200 mijë euro bujqësisë. Është viti i parë që ne shohim këtë arritje dhe asnjëri nuk del të përmendë 200 milion për 4 vjet dhe dalin të gjithë flasin per TVSH-në që nuk e mban as ferma as fshatari, kjo është e turpshme. Të merren me njerzit që punojnë gjithë ditën është e turpshme. Tani, unë dua të shpjegoj diçka tjetër meqënëse është edhe kryeministri. Këto detet tona janë bërë të vogla për ne. Ne kemi barka të mëdha, kemi mjete të mëdha. Kjo mbështetje që na keni dhënë na ka ngacmuar dhe ne jemi bërë dy grupe dhe jemi nisur drejt Afrikës. Këtu unë shpreh mirënjohje sepse me naften ne kemi hyrë në bursë, dhe hyrja në bursë do të thotë që për ne nuk ka më kufij. Është e gjitha fushë e hapur beteje. Mund të jemi edhe në Atlanitik.

Tani po shohim për të hyrë në Libi. Për të hyrë në të njëjtat vende ku turqit dhe kinezët janë ?agresivë? pse mos jemi edhe ne agresivë. Tjetër privilegj është që flamuri, kur ne shkojmë dhe gjuajmë në ato vende ne na japin të drejtën e origjinës së tokës. Është njësoj sikur ke një serë në tokë. Kjo është më e rëndësishme, që ne duhet të bëjmë hapin, një bum para që anijet tona të vlejnë të peshojnë atje ku ka më shumë prodhim dhe ta përpunojmë në Shqiprëri. Dhe produkti është ?Made in Albania? sepse këtë të drejtë na i jep flamuri. A ka mundësi shteti shqiptar tani, që ka sjellë edhe ministren këtu e cila nuk sheh as majtas dhe as djathatas, kam qenë unë një ndër ta që i kam kërkuar të bëjmë një investim për qershitë tani, ti motër a ke ndërmend të bësh ndonjë gjë për ne, ke mundësi ti të bësh ndonjë gjë për ne? Të lutem. Ai zotëria atje ka bërë maksimumin për ne, tani kërkojmë nga ty, kemi nevojë për ju. Dhe dua të them diçka nëse bujqësinë e keni pasur barazim, peshkimin do e keni në ngritje 30%. Ëshë është puna dhe djersa e të gjithëve këtu?Faleminderit./CNA.al

Lajmet e fundit nga