Connect with Us

I denoncuar për mitmarrje dhe fshehje të vilave/ Prokurori me llogari bankare në Angli dhe USA, në Vetting

Vetingu

I denoncuar për mitmarrje dhe fshehje të vilave/ Prokurori me llogari bankare në Angli dhe USA, në Vetting

Publikuar

-

cna lajme vetting

Binas Nina, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, do të dalë nesër para Vettingut.

Nina, pas një vit hetimesh-Vetting do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Prokurori në fjalë është i njohur nga denoncimet në media dhe jo vetëm.

Kohë më parë emisioni “STOP” solli një rast absurd, sesi ishin manipuluar provat e një aksidenti.

L.Qatipi, një qytetar nga Elbasani, më 1 shtator 2016, kishte bërë një aksident me makinë. Por, pas veprimeve të para, prokuroria nisi hetimet, por në mënyrë të dyshimtë, prokurori Binas Nina, mbylli çështjen.

Nina u denoncua në vitin 2013

Të dyshimtë profesionalisht prokurorin Nina e bën dhe një denoncim në vitin 2013 në portalin e e Ministrisë së Drejtësisë, në kategorinë “Stop Korrupsionit në Drejtësi”.

“Ju bëjmë me dije se në Prokurorinë e Elbasanit është një prokuror i quajtur, Binas Nina, ku kërkon lekë për të mbyllur çështje. Ka në pronësi disa vila, një ndërtim e ka në fshatin Labinot-Fushë, të cilat i ka ndërtuar nga mitmarrja. Aftësia e tij është me kurs 6-mujor.”, shkruante i quajturi “Zyrtari Elbasan”, në portalin e Ministrisë së Drejtësisë.

Nuk dihet nëse është marrë në konsideratë ky denoncim, pasi në pasurinë e deklaruar pranë ILDKPKI-së, prokurori Nina, nuk ka pasuri të tilla, siç denoncon qytetari.

Patundshmëria që ai deklaron janë dy apartamente banimi me sipërfaqe 30 m2 dhe 100 me, me vlerë 4 000 000 lekë. Në vitin 2011 ai deklaron se ka shitur apartamentin në Librazhd, 999 389 lekë.

Por, nuk jep asnjë sqarim më shumë sa është sipërfaqja dhe kur e kishte blerë. Në vitet 2016 dhe vitet 2017 ai deklaron disa patundshmëri, për të cilat thotë se i ka të trashëguara dhe që më pas i ka dhuruar.

Bëhet fjalë 1/6 e sipërfaqes së ndërtesës prej 18 m2, 1/6 e sipërfaqes së ndërtes prej 43 m2 dhe tokë arë përfituar nga ligji 7501, me sipërfaqe 33 734 m2, ku posedonte 1/6. Mirëpo prokurori që ka dhuruar pjesën e tij të patundshmërive ka disa llogari dhe depozita bankare që meritojnë një hetim të detajuar. Llogaritë e tij bankare shtrihen nga Shqipëria, në Amerikë dhe më pas në Angli.

Sipas prokurorit, një pjesë të parave e ka bërë nga dërgesat që i çon vëllai nga Amerika, madje vitet e fundit i ka spornsorizuyar studimet e vajzës.
Prokurori deklaron se në vitin 2004, vëllai i ka dërguar 404 euro, në vitin 2006 i ka dërguar 4500 nuk e përcakton janë lekë, euro apo dollar, në vitin 2007, 30 000 lekë, në vitin 2008, 450 dollarë, në vitin 2009 305 dollarë dhe 335 dollarë dhe në vitin 2010, 920 dollarë
Në vitin 2017 vëllai i ka dhuruar vajzës së subjektit deklarues 1 000 dollarë dhe 2 000 dollarë për studime, ndërsa në vitin 2018 i ka dhuruar 1850 dollarë.

Më poshtë po sjellim deklaratën e pasurisë së prokurorit të Elbasanit, Binas Nina.

Viti 2003
Ap banimi me sip 30 m2.
Ap me sip 100 m2 me vlerë 4 000 000 lekë.
Automjet me vlerë 350 000 lekë.
Depozitë bankare, 500 000 lekë dhe 560 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 795 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 130 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 60 000 lekë.

Viti 2004
Gjendje kesh ne banesë, 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 860 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 150 000 lekë.
Para të dërguara nga vëllai, 404 euro.

Viti 2005
Pagë e patërhequr nga subjekti deklarues, 344 881 lekë.
Pagë e patërhequr nga bashkëshortja, 90 879 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 15 000 lekë.
Shtuar para në banesë, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 029 346 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 170 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 35 000 lekë.

Viti 2006
Pakësuar llogaritë e bashkëshortes, -344 881 lekë,-90 879 lekë dhe -565 467 lekë.
Pakësuar llogaria e subjektit deklarues,-679 724 lekë.
Shtesë në bono thesari, 800 000 lekë.

Depozitë kursimi 1 300 000 lekë.
Shtesë në gjendjen në banesë, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 040 500 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 200 000 lekë.
Interesa nga bono e thesarit, 71 528 lekë.
Interesa bankare, 60 000 lekë.
Dërguar nga Ilir Nina shuma, 4500 nuk e përcakton janë lekë apo dollarë.

 

Viti 2007
Bono thesari, 500 000 lekë.
Bono thesari, 1 000 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 70 000 lekë.
Shtesë në lekët në banesë, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 250 000 lekë.
Interesa nga bono thesari, 52 000 lekë dhe 70 000 lekë.
Ka deklaruar një vlerë 1 000 000 lekë por s kuptohet se për çfarë.
Dërguar nga USA, 30 000 lekë.

Viti 2008
Shtesa në bono thesari, 1 000 000 lekë.
Shtesa në depozitë kursimi, 1 500 000 lekë.
Depozitë kursimi 30 000 lekë dhe 30 000 lekë.
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 83 110 lekë.
Tërhequr nga bono thesari, 500 000 lekë.
Tërhequr nga bono thesari, 1 000 000 lekë.
Pakësuar me 300 000 lekët në banesë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 131 716 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 300 000 lekë.
Interesa nga bono thesari, 34 340 lekë.
Interesa nga bono thesari, 51 213 lekë.
Depozituar nga vëllai 450 dollarë.
Shtesë në interesat bankare, 40 518 lekë dhe 42 799 lekë.

Viti 2009
Shtesa në depozita kursimi 20 000 lekë dhe 20 000 lekë.
Shtesë në interesa bankare, 112 000 lekë.
Dhën hua 3 500 000 lekë.
Tërheqje nga depozita 1 605 553 lekë.
Pakësuar gjendja në banesë me 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 289 918 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 340 000 lekë.
Interesa nga bono thesari, 50 000 lekë.
Interesa nga depozita bankare 112 000 lekë.
Interesa nga depozita bankare 105 533 lekë.
Depozituar nga vëllai 305 dollarë dhe 335 dollarë.

LEXO EDHE:  Atentati në Elbasan/ Identifikohen të plagosurit, njëri në gjendje të rëndë

Viti 2010
Depozitë bankare 17 000 lekë.
Depozitë bankare 500 euro.
Depozitë bankare 500 euro.
Depozita pa afat me qëllim transferimi tek vëllait, prerje biletash, udhëtimi me familjen për në USA, 4650 dollarë.
Shtesë në banesë, 400 000 lekë.
Tërhequr nga bono thesari 800 000 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare, 1 685 812 lekë.
Transferuar tek vëllai depozita pa afat me vlerë 4 650 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 350 000 lekë.
Interesa nga depozita bankare 55 000 lekë.
Depozituar nga vëllai 920 dollarë.

Viti 2011
Depozitë kursimi, 15 000 euro.
Depozitë kursimi, 925 dollarë.
Shtesë në interesa 396 euro.
Pakësuar depozita bankare me 7 000 euro.
Shitur ap në Librazhd, 999 389 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 181 410 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 370 000 lekë.

Viti 2012
Regjistruar 6 m2 në ap me sip 100 m2 me vlerë 4 000 000 lekë.Pallati është ndërtuar në vitin 2001. Regjistrimi ka kushtuar 300 000 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare, 3415 dollarë.
Gjendje page e patërhequr e bashkëshortes, 105 104 lekë.
Shtesë në depozita bankare, 265 euro, 192 euro, 70 euro dhe 8 644 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 137 408 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 435 791 lekë.
Kthim taksash si resident në USA 1800 dollarë.

Viti 2013
Blerë makinë, 600 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes 500 000 lekë.
Shtesë në depozitë bankare 150 europ dhe 100 euro.
Shitje makine 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 145 087 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 402 007 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në një universitet privat, 25 287 lekë.

Viti 2014
Shtesë në depozita bankare, 112 euro, 20 euro, 31 euro dhe 4 528 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 355 867 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes, 1 013 500 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 466 660 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 13 500 lekë.

Viti 2015
Shtesë në depozita bankare 54 euro dhe 21 euro.
Pagë e patërhequr, 41 74 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 346 260 lekë.
Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortes 1 430 729 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 448 476 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 17 229 lekë.

Viti 2016
Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortes 1 449 759 lekë.
Shtesë në llogarinë ne USA, 1256 dollarë.
Çeqe thesari ne USA, 4 000 dollarë.
Shtesë interesash 23 euro, 14 euro dhe 14 euro.
Shtesë në gjendjen në banesë, 400 000 lekë.
Tokë arë përfituar nga ligji 7501, me sip 33 734 m2, ku posedon 1/6.
Pakësuar gjendja në banesë 1 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 400 512 lekë.
Kthim taksash si rezident në USA, 6 000 dollarë.
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes 695 lekë dhe 795 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 449 145 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Elbasanit, 61 200 lekë.

Viti 2017
1/6 e sip së ndërtes prej 18 m2, përfituar nga trashëgimia.
1/6 e sip së ndërtes prej 43 m2, përfituar nga trashëgimia.
Tokë arë përfituar nga ligji 7501, me sip 33 734 m2, ku posedon 1/6.
Depozitë bankare në USA, 5 000 dollarë.
Llogari bankare 1 500 000 lekë.
Derdhje për pension vullnetar 22 200 lekë.
Llogari bankare 76 50 dollarë amerikanë.
Shtesë interesash 30.61 euro dhe dhe 14 euro.
Tërhequr 1 448 721 lekë.
Pakësuar llogaria në Amerikë me 1 746 dollarë.
Pakësuar çeqet e thesarit më 4000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 448 937 lekë.
Vëllai i ka dhuruar vajzës së subjektit deklarues 1 000 dollarë dhe 2 000 dollarë për studime.
Kthim taksash në USA, 1 000 dollarë.
Pagesë nga sigurimet për një aksident, 1 500 000 lekë.
Bashkëshortja, pension vullnetar, 25 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 39781 70 lekë dhe 101 28 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 473 220 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Elbasanit, 52 427 lekë.

Viti 2018
Shtesë në llogarinë bankare, 3 318 dollarë.
Llogari rrjedhëse 1 299 000 lekë.
Depozitë bankare në Angli 100 paund.
Gjendje llogarie në SHBA, 625 dollarë.
Shtesë në interesat bankare 15 euro, 2585 lekë, 15 euro, 2585 lekë dhe 52 euro.
Shtesë në fondin vullnetar të pensioneve, 242 242 lekë.
Pakësuar llogaria me 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 474 725 lekë.
Pagesë dëmi, me vendim gjykate, 1 599 174 lekë.
Vëllai i ka dhuruar vajzës së subjektit deklarues 1850 dollarë për studime.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga spitali Elbasan, 478 472 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Elbasanit, 54 600 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Sëmuret në Vetting prokurorja e filialeve të basteve sportive/ “Tërhiqet” KPK

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka njoftuar se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Violeta Shkurta, që ishte përcaktuar për t’u mbajtur këtë të enjte, datë 18.11.2021, nuk u zhvillua.

Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, ka njoftuar pamundësinë për të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore duke paraqitur raport mjekësor.

Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datë 24.11.2021, ora 14:00.

Kush është Violeta Shkurta

Në prill  të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar  përkohësisht në krye të Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurtajn me 7 vota pro, ndërkohë që për këtë pozicion ishin edhe Genc Mane, i cili u votua me një votë pro dhe Çlirim Sina me një votë pro.

Shkurta  e cila prej vitit 2003, punon në Prokurorinë e Fierit, mori drejtimin e saj, pas rrëzimit nga Vettingu të ish-prokurorit Fatmir Lushi, që ishte drejtuesi i Prokurorisë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!



Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetimin për drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta.

Në aspektin profesional, referuar të dhënave të KLP, në kohën që e kanë propozuar për drejtuese prokurorir, Shkurta nuk ka asnjë procedim disiplinor, gjatë karrierës së saj.

Ndërsa, në lidhje me pasurinë, rezulton që prokurorja Violeta Shlurta, të ketë biznese, të cilat i deklaron në emër të bashkëshortit, që fillimisht ka punuar oficer policie në qarqe të ndryshme e më pas oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë dhe Fier.

Bëhet fjalë për biznese, si shërbim internet, apo filial për baste sportive, apo bingo, që prokurorja deklaron ndër vite.

Në vitin 2005 prokurorja deklaron se ka blerë një apartament banimi 180.3 m2, në Fier me vlerë 8 460 000 lekë, të cilin e ka paguar me këste dhe kredi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nga deklarimi i rremë për pasurinë tek raporti i DSIK/ Ja, pse u shkarkua prokurori Lorenc Mërkuri

Publikuar

-

Nga

Nga Edmond Hoxhaj

Prokurori i Sarandës Lorenc Mërkuri u shkarkua nga detyra më 22 shtator 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, profesionalizmit dhe figurës. Megjithëse të tre anëtarët e trupit gjykues, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj kanë rënë dakord për shkarkimin e Mërkurit dhe kanë vlerësuar se me veprimet dhe mosveprimet e tij subjekti ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia, janë ndarë lidhur me vlerësimin në një konstatim për pasurinë dhe për profesionalizmin.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij, e ushtroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.

Deklarim i rremë për pasurinë

Komisioni ngre dyshime se Mërkuri ka tjetërsuar faktet lidhur me një pasuri në emër të prindërve të bashkëshortes dhe kësaj të fundit, e cila rezulton bashkëpronare me 1/3 pjesë takuese. Subjekti ka pasqyruar në deklaratën veting pjesën takuese të bashkëshortes në apartamentin me sipërfaqe 69.3 m2 në Sarandë me vlerë 3.1 milionë lekë.

Si burim krijimi janë deklaruar të ardhurat e krijuara nga shitja e banesës së prindërive të bashkëshortes në qershor të vitit 2007 në vlerën 2 milionë lekë, si dhe të ardhurat e siguruara prej tyre nga puna në SHBA. Bashkëshortja ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë kontribut për pjesën e saj.

Por, nga hetimi ka rezultuar se në ditën që është kryer shtija e apartamentit të prindërve, bashkëshortja e ka derdhur shumën në llogarinë e saj. Një ditë më pas ajo ka tërhequr shumën 20 mijë euro dhe në prill të 2008-ës ka transferuar në llogarinë e të birit 14 mijë e 800 euro.

Me këto shuma janë kryer në vijmësi edhe transferta të tjera, që kanë çuar në vlerësimin e trupit gjykues se vlera e përfituar nga shitja e apartamentit në vitin 2007 nuk ka shërbyer për pagesat për apartamentin e blerë po atë vit.
“[…]Kur subjektit iu njoftua se nuk janë prekur vlerat monetare të mbetura në llogarinë e përbashkët në euro në emër të shtetaseve E. M. ose D. M. në ‘Societe Generale Albania Bank’, ai deklaroi se si burim kishin shërbyer të ardhurat e përfituara nga këta shtetas nga punësimi i tyre në SHBA”, konstaton trupi gjykues dhe vlerëson se deklarimi se pagesa për blerjen e këtij apartamenti është kryer pjesë-pjesë nga viti 2007 e në vijim, nuk është justifikuar me asnjë dokumentacion ligjor provues.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se nuk është vërtetuar që prindërit e bashkëshortes të kenë pasur ndonjë marrdhënie të mëparshme me shoqërinë e ndërtimit. Po ashtu, nuk është provuar transferimi i shumave nga prindërit e bashkëshortes prej SHBA, si në rrugë bankare ashtu dhe tokësore.

KPK nuk ka konsideruar si provë edhe deklaratën e një prej ish-ortakëve të shoqërisë ndërtuese që konfirmonte se kishte miqësi të hershme me vjehrrin e subjektit dhe se pagesat ishin kryer në Shqipëri dhe në SHBA. Kjo, pasi ka rezultuar se ky ish-ortak i kishte shitur aksionet që zotëronte kur kishte udhëtuar drejt SHBA-së në vitin 2009 dhe nuk kishte lidhje me shoqërinë.

Sipas KPK subjekti ka kryer deklarim të rremë pasi është përpjekur për të deformuar të vërtetën në funksion të paraqitjes së të dhënave, që lidheshin me krijimin e kësaj pasurie. “[…]Trupi gjykues vlerëson se sjellja e subjektit të rivlerësimit, duke zgjedhur të mos jetë i sinqertë në shpjegimet mbi gjendjen e pasurisë që bashkëshortja e tij disponon në 1/3 pjesën, përbën një rrethanë që më së pakti, në këndvështrimin e një vëzhguesi objektiv, përbën arsye që të cenohet besimi i publikut te drejtësia”, konkludon Komisioni.

Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj në pakicë vlerëson se në këtë rast subjekti nuk gjendet në kushtet e deklarimit të rremë. “Bëhet fjalë për veprime dhe informacione që nuk burojnë drejtpërdrejt nga veprimet apo dijenitë e subjektit të rivlerësimit, in prima persona, por për veprime, fakte dhe rrethana të kryera apo të njohura nga persona të tretë dhe, më pas, të referuara te subjekti”, konstaton Hamitaj dhe çmon se nuk mund të konsiderohet deklarim i rremë pasqyrimi i një fakti apo informacioni ashtu sikurse i është referuar deklaruesit.
Ai vlerëson se nuk ka ndonjë veprim specifik të subjektit që të kishte për qëllim deformimin e fakteve reale ose pasqyrimit të tyre ndryshe me qëllim fshehjen e pasurive.

Situatë e ngjashme si oër apartamntin është konstatuar edhe për blerjen e një autoveture tip Benz në vitin 2009, çmimi shitjes së të cilit është deklaruar si një prej burimeve të krijimit të një automjeti tip Audi në vitin 2015, kundrejt çmimit 1 milion lekë.

Nga kronologjia e blerjes dhe shitjes së automjetit tip Benz që ka shërbyer për blerjen e Audi-t janë gjetur një sërë problemesh. Sipas KPK, subjekti e ka futur mjetin në Shqipëri në maj të vitit 2009, por pa kryer zhdoganimin e tij – ndërkohë që ka realizuar rishtazi hyrjen e makinës në territorin shqiptar në shkurt të 2010-ës, por pa e dokumentuar daljen.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Sekuestrohen 150 milionë lekë, në pranga 2 vëllezër

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Policia fsheh provat e një vrasje

Kryerja e zhdoganimit të automjetit sikur të kishte hyrë në shkurt të 2010-ës në territorin e Shqipërisë, konsiderohet jo vetëm në shkelje të praktikave normale duke shmangur detyrimet doganore, por edhe si paraqitje e fakte të pavërteta.



“[…]Kjo mënyrë sjelljeje e subjektit të rivlerësimit tregon qasjen e tij në raport me respektimin e ligjit. Sjellja e subjektit, për shkak të rëndësisë që ka besimi i publikut tek integriteti dhe autoriteti i ushtrimit të ndjekjes penale, përbën zgjedhje, të cilat jo vetëm nuk shërbejnë në krijimin e besimit të publikut te drejtësia, por e dëmtojnë atë”, arsyeton trupi gjykues megjithëse vëren se ky fakt ka ndodhur kur subjekti nuk ishte emëruar ende si prokuror.

Komisioni vlerëson se ky fakt nuk mund të sjellë pasojë në vlerësimin e pasurisë, por është konsideruar në vlerësimin tërësor lidhur me shkallën e besueshmërisë së tij.

Trupi gjkykues konstaton deklarim të pasaktë të Mërkurit për shpenzimet për ndërtimin e një shtese 40 m2, në një apartament banimi në Sarandë të përfituar nga privatizimi nga familja e origjinës së tij, si dhe paqartësi të burimit të krijimit të një apartamenti me sipërfaqe 112 m2 në sarandë + zyrë me sipërfaqe 28 m2 + truall me sipërfaqe 150 m2. Gjithashtu, Mërkuri nuk ka deklaruar kur ka filluar detyrën një garazh me sipërfaqe 23.8 m2 në Sarandë, për të cilin ka pretenduar se është ndërtuar pa leje rreth viteve 1994-1995 dhe nuk ka provuar burimin e ligjshëm të tre trojeve në Sarandë, me sipërfaqe totale 4200 m2.

Në përfundim, Komisioni konstaton se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur nuk kanë shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të pasurive.

Problemet për figurën

 

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka ngritur dyshime për përfshirje të Mërkurit në veprime korruptive në disa procese penale. Gjithashtu janë ngritur dyshime për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Nga verifikimi i fashikujve të çështjeve penale për të cilat janë ngritur dyshime nga DSIK është konkluduar se Mërkuri nuk ka përmbushur funksionet e prokurorit në disa raste, pasi ka vendosur mosfillim procedimi penal pa kryer hetime shteruese.

“[…]Për një vëzhgues të jashtëm krijon premisa serioze të cenimit të besimit te drejtësia, në kontekstin e mosveprimit apo veprimeve të qëllimshme për të mos lejuar mbajtjen e përgjegjësisë penale, duke krijuar efektin e pandëshkueshmërisë në perceptimin e publikut”, konstaton KPK në rastin e verifikimit të një kallëzimi të hetuar nga Mërkuri në vitin 2014.

Sipas KPK, subjekti nuk ka ndërmarrë veprime procedurale të nevojshme për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave të nryshme penale. Ndërkohë, janë evidentuar disa raste kur procedimet penale janë regjistruar 3 ose 4 muaj pas depozitimit të kallëzimeve.

Megjithëse Komisioni konkludon se nuk është provuar që Mërkuri të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, vlerëson se subjekti me veprimet dhe mosveprimet e tij ka krijuar kushtet e klimës së pandëshkueshmërisë në sytë e publikut, duke cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Mangësitë profesionale

Mangësi të përsëritura janë dhe në aspektin profesional. Sipas KPK subjekti është treguar pasiv në kryerjen e veprimeve hetimore ose nuk ka kryer hetime dhe janë konstatuar raste kur arsyetimet janë gjetur të pabazuara në legjislacionin procedural penal.
Gjithashtu, janë evidentuar raste kur Mërkuri nuk ka referuar rrethanat rënduese të të pandehurit ose i ka hequr lirinë një qytetari të pafajshëm për shkak të moskryerjes së hetimeve të nevojshme.

“ Këto mosveprime të subjektit kanë afektuar indikatorët e njohurive të ligjit, aftësitë organizative të etikës dhe integritetit, të parashikuara në nenet 74 dhe 75 të ligjit nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, citohet në vendim.

Trupi gjykues arrin në konkluzionin se subjekti ka demonstruar mangësi të theksuara të njohurive ligjore, duke shkelur procedurën.“[…]gjatë ushtrimit të profesionit ka demonstruar gjykim të dobët, që ka sjellë, gjithashtu, shkelje të të drejtave të palëve, në nivel të tillë që shihen të pamundura të riparohen nëpërmjet programit trajnues në Shkollën e Magjistraturës”, konstaton KPK dhe vlerëson se në kushtet kur gabimet evidentohen të përsëritua në mënyrë të vazhdueshme, subjekti konsiderohet i papërshtatshëm për aftësitë profesionale.

Ndërsa kryesuesi Hamitaj në pakicë vlerëson se mangësitë profesionale të konstatuara nuk e bëjnë Mërkurin të papërshtatshëm profesionalisht, por sipas tij në vlerësimin tërësor bindjen se subjekti i rivlerësimit ka cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Transaksione të dyshimta financiare/ Shkarkohet gjyqtarja Eda Kaja

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka shkarkuar gjyqtaren e  Durrësit Eda Kaja, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.

Në fillim të seancës kryesuesja e trupës Valbona Sanxhaktari njoftoi se fillimisht KPK kishte rrëzuar kërkesën për hapje të hetimit në dy kriteret e tjera dhe bëri me dije se trupa kishte dalë me vendim shkarkimi. Kaja u paraqit në seancë së bashku me përfaqësuesen e saj ligjore, avokaten Romina Zano, shkruan Birn.

Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykatës së Rrethit Durrës u përball më 11 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ndërsa gjatë seancës dëgjimore që zgjati afro katër orë, u pyet dhe dha shpjegime për problemet e konstatuara për pasurinë.



Sipas Birn, gjatë seancës u relatuan një listë e gjatë gjetjesh për disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, për transaksionet e të cilave janë ngritur dyshime për Komisionin për veprime fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve. Kaja dhe avokatja kundërshtuan këto gjetje, por KPK ka krijuar bindjen se ajo nuk ka përmbysur dot barrën e provës.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Balla del në mbrojtje të KPK

LEXO EDHE:  Elbasan/ Sekuestrohen 150 milionë lekë, në pranga 2 vëllezër

Procesi i vetingut për gjyqtaren Kaja u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pine. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Eda Kaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 si ndihmës gjyqtare dhe është emëruar në funksionin e gjyqtares në 1994-ën. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Durrësit.

LEXO TE PLOTE