LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve/ Greqia jep lajmin e rëndësishëm

9 Nëntor 2021, 10:08, Kosova & Bota CNA
Nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve/ Greqia jep lajmin e

Lajmi se Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca ka ngritur aralmin tek autoritetet. Lidhur me çështjen ka folur mbrëmjen e djeshme  zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, Jorgos Jeorgantas.

Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme të botës.

Në sistemin e BE-së,  ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria. Për këtë arsye, akoma edhe vizitorët shqiptarëve të vaksinuar me Pfizer, ka shumë mundësi të mos iu njihet kodi gjatë kontrollit të autoriteteve greke.

Jeorgantas ka theksuar se brenda javës, do të paraqitet vendim i posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Qeverisjes Dixhitale greke, për dy sisteme të reja regjistrimi elektronik, një për certifikatat e vaksinimit jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, e një i dytë për sa vizitorë vendosin të marrin dozën e tretë të vaksinës në Greqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga