Pse nuk vjen fuqia punëtore e kualifikuar në Gjermani?
Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. ...
Në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po rritet presioni i ardhjes së migrantëve. Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Bjellorusisë.
Për shkak të ashpërsimit të grindjes për refugjatët me Bjellorusinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër regjimit në Minsk. Ky regjim duhet të ndalë “instrumentalizimin cinik të migrantëve”, për qëllime politike është shprehur von der Leyen në Bruksel. Ajo kërkoi nga shtete anëtare të BE, “miratimin e zgjerimit të rregullores së sanksioneve kundër autoriteteve bjelloruse, që janë përgjegjëse për këtë sulm hibrid”. Von der Leyen ka diskutuar edhe me krerët e qeverive e vendeve fqinje si Polonia, Lituania, Letonia, masat për mbështetjen në këtë krizë të re.
BE po punon sidomos për sanksionimin e shoqërive të fluturimit nga shtete të treta, që “janë pjesëmarrës në transportimin e migrantëve nga Bjellorusia”, tha von der Leyen. Sipas të dhënave, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas do të udhëtojë së shpejti në vendet origjinë dhe tranzit të migrantëve “për të siguruar që shtetasit e këtyre vendeve të mos bien në grackën e krijuar nga autoritetet bjelloruse.” BE akuzon pushtetmbajtësin, Aleksander Lukashenko se po sjell me qëllim refugjatë nga Lindja e afërt në BE për t’u hakmarrë për sanksionet e Brukselit.
Mijëra vetë i afrohen gardhit
Polonia, Letonia, Lituania kanë njoftuar për kalimin ilegal të kufirit nga Bjellorusia në mijëra raste. Të hënën zëdhënësi i qeverisë polake bëri të ditur, se ishin grumbulluar 3000 deri në 4000 migrantë në afërsi të kufirit polak. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak shkroi në twitter, se do të angazhohen tani 12.000 ushtarë në kufi, 2000 më shumë se më parë. Forca të tjera janë vendosur në gatishmëri. “Shumica e njerëzve në Poloni e mbështesin kursin e ashpër të qeverisë”, tha korrespondentja e Deutsche Welles, në Poloni, Magdalena Gwozdz-Pallokat, nga ana tjetër “ka organizata humanitare që përpiqen të furnizojnë refugjatët me ushqime e batanije.” Ajo vetë ka qenë ditët e fundit në zonën kufitare për të parë gjendjen.
SHBA ka kërkuar nga Bjellorusia të ndalë menjëherë “fushatën e orkestrimit dhe nxitjes ilegale të fluksit të refugjatëve pëmes kufijve të saj në BE”. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha, se Uashingtoni dënon përdorimin e “njerëzve të cënueshëm” nga “qeveria Lukashenko”.
Për shkak të fluksit të refugatëve në kufirin me Poloninë, ministri federal i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka kërkuar mbështetje nga BE. “Këtë nuk mund ta bëjë vetëm as Gjermania dhe as Polonia”, tha Seehofer për gazetën “Bild”. “Ne duhet t’i ndihmojmë qeverisë polake në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE. Kjo është në të vërtetë detyrë e Komisionit Europian. Prandaj ndaj tij apeloj që
të aktivizohet.” Seehofer akuzoi Lukashenkon, se përdor fatet e refugjatëve “për të destabilizuar” BE./DW
Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. ...
Në Bjellorusi, qindra emigrantë janë nisur drejt kufirit pol...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës va...
Legjislacioni i ri që mbështet vdekjen e asistuar ka hyrë në...
Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Welt am Sonntag” në...
Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infekti...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar s...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritj...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia d...
Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ...
Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar me çmimin...
Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presiden...
Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, partitë shqiptar...
Tetë persona kanë vdekur dhe ‘qindra’ të tjerë janë plagosur...
Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që...
Krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përf...
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...