Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka bërë të ditur nismën e saj ligjore për të bërë objekt të shqyrtimit dhe miratimit në Kuvend ligjin për Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për Krime seksuale.
Duke marrë shkas nga ngjarjet tronditëse të ditëve të fundit ka vendosur të përshpëejtojë këtë nismë që është kryer në bashkëpunim me CRCA/ECPAT-n në Shqipëri.
Xhixho thekson se kurrë më parë krimet seksuale nuk kanë qenë kaq goditëse, kaq të hapura ,kaq të larta në numër.
Sipas deputetes veetëm gjatë periudhes prej 1 Janarit 2019 deri më 1 Qershor 2020, 66 fëmijë kanë rënë pre-e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar seksualisht nga familjarë të tyre, 3 prej tyre janë vetëvrarë.
Deklarata e Erisa Xhixhos
Jam sot këtu në kete konference shtypi, t?ju informoj edhe zyrtarisht për nismën time ligjore, për të bere objekt te shqyrtimit dhe te miratimit ne Kuvend ligjin Per ? Regjistrin Kombetar te te denuarve per Krime Seksuale?.
Duke e ftuar Kuvendin që të bëhet i gjithi pjesë e kësaj nisme, ne fakt une synoj të perfshij gjithashtu edhe rrjetin e OJQ-ve, te gjithë shoqerinë tonë qe të ndergjegjesohet per domosdoshmerine e ketij ligji.
E tronditur pas ngjarjeve ulëritese të fundit, ku rasti me i fundit i drejtorit te shkolles ne qytetin e Pogradecit per ngacmimin seksual ndaj dy te miturave, apo dhunimit shtazarak të vajzës 6-vjeçare nga i ati dhe përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në Jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar,
Vendosa ta pershpejtoj nismen time qe eshte produkt i bashkepunimit edhe me CRCA/ECPAT-n në Shqiperi.
Ne keto dite te veshtira jam prane vajzave dhe familjeve te tyre. Krimet seksuale nuk kane qene kurre kaq goditese, kaq te hapura ,kaq te larta ne numer.
Vetëm gjatë periudhes prej 1 Janarit 2019 deri më 1 Qershor 2020, 66 fëmijë kanë rënë pre-e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar seksualisht nga familjarë të tyre, 3 prej tyre (vajza) janë vetëvrarë.
Ndaj kam dorezuar në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale, Miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e femijëve e grave nga dhuna seksuale! Kjo nisem behet edhe ne kuader te muajit te Fiongos Blu, diteve nderkombetare kunder dhunes ndaj femijeve dhe te drejtat e tyre.
Regjistri Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.
Ne hartimin e ketij projekt-ligji jane marre per baze ekspericat me te mira nga një sërë vende të BE-së si (Britani, Irlandë, Francë etj) dhe atyre të rajonit (psh Maqedonia e Veriut).
Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor-institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo viktime seksuale të mundshme nga grabitqarët seksualë.
Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendodhjen e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit të tyre.
Regjistri i mundëson Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese që të identifikojnë dhe monitorojnë grabitqaret seksualë, pedofilët dhe personat që kanë tendencë për të kryer krime seksuale, duke disponuar informacion të detajuar lidhur me të dhënat personale, vendbanimin, rrethin shoqëror, komunikimet, veprimtarinë dhe punën e tyre etj.
Regjistri, gjithashtu garanton ndalimin e personave të dënuar për krime seksuale për tu punësuar/angazhuar si pjesë e personelit të institucioneve, agjencive, organizatave dhe çdo subjekti shtetëror dhe jo shtetëror që punon për fëmijët apo persona të tjerë të rrezikuar ose të pambrojtur në Republikën e Shqipërisë.
Asnje vajze e djale nuk duhet te kete me frike!Grabitqaret seksual te femijeve tashme nuk do te bredhin me te lire rrugeve te qyteteve dhe fshatrave tona!
Lagjet dhe komunitetet tona do te jene me te sigurta .Krimet seksuale kane nevoje urgjente te ndeshkohen dhe grabitqaret seksuale te femijeve apo grave te vendosen ne monitorim nga organet e ligjit.
Sot me shume se kurre kemi nevoje per te forcuar zbatimin e ligjit, forcimin e te gjitha institucioneve duke filluar nga ato arsimore,te policise dhe deri tek hetimi me profesionalizem i denoncimeve te krimit,te gjykimi i drejte , i paanshem dhe ndeshkimi me gjithe forcen e ligjit per kedo abuzues seksual.
Ndaj ftoj cdo deputet ,parti politike qe ta miratoje kete projekt ligj si nje domosdoshmeri akute per shoqerine tone. Ne ditet ne vazhdim do te organizoj takime, tryeza diskutimi me te gjitha grupet e interesin per te degjuar nga afer mendimet e tyre per kete nisem .
Gjithashtu do te uroja ne bashkepunimin e te gjitha mediave per ta kthyer kete ceshtje ne temen e dites ne studiot e tyre e per te qene te gjithe bashke per te mbrojtur femijet, grate, vajzat e vendit tone nga ngacmimet seksuale dhe cdo lloj forme te dhunes ndaj tyre.
Ky ndryshim nuk behet vetem nga nje person apo nga disa ,por behet nga te gjithe per ti thene NDAL ketij fenomeni te tmerrshem qe po prek shoqerine tone. Sot duhet te veprojme pasi nuk ka kohe me per fjale ./ CNA.al
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot pagat pë...
Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për ...
Kur Sigurimi i Shtetit survejonte aktoren Mimika Luca e në k...
Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeq...
Nga Miron ÇakoNë 8 të Nëntor Kisha Orthodhokse mblidhet në p...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me b...
Skandalet me abuzime seksuale nuk kanë të sosur në vendin to...
Si sot një vit më parë, u nda nga jeta regjisori dhe humoris...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë, 16 km ...
Elda Zavalani, një qytetare dhe aktiviste korçare, ka ngritu...
Në kuadër të 5 vjetorit të luminimi të martirëve të Kishës K...
Nga mbrëmja e datës 5 nëntor e deri në mbrëmjen e sotme, ma...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
‘Përputhen’ është një nga emisionet më të ndjekura dhe më të...
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion kundër lojërave...
Nga Anila HoxhaMësojeni një polic se një gazetar një ditë do...
Policia e Korçës ka dalë me njoftim zyrtar sa i takon kapjes...
Lajm i trishtë për kinematografinë shqiptare. Regjisori i nj...
Një operacion antigrogë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...