LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tetë nëntori, dita e kryeëngjëjve

8 Nëntor 2021, 09:37, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

Në 8 të Nëntor Kisha Orthodhokse mblidhet në përkujtim të Kreyeëngjëjve të ushtrisë qiellore, si Shën Mihail dhe Shën Grabriel dhe i të gjithave Fuqive qiellore të çmuara edhe patrupa.

Sipas teologjisë të Kishës Orthodhkose nga përjetësia, Perëndia është vetmja Dritë e vërtetë,jo materiale ,e pafundme dhe absolutisht e pakuptueshme.

Ai prehet në misterin e padeportueshëm të natyrës së tij unike Hyjnore të pakrijuar që ekziston nga vetëvetja në përjetësi.

Perëndia që është një nga natyra e tij e përjetëshme hyjnore por në Tri persona Hyjnor dhe qëndron në lidhje të pashprehshme dashurie mes tyre, të: Atit që s?ka fillim dhe mbarim, Birit i vetëmlindur i Atit përpara gjithë jetëve, dhe i Shpirtit të  Shenjtë që buron nga Ati me një burim të përjetshëm.

Perëndia Triadik, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë është i vetëmjaftueshëm i mirë dhe parimi i çdo të mire dashurie për vete ,por në pasurinë e dashurisë dhe mirësisë së Ti të pafund dëshiroi që dikush tjetër si qenie e krijuar të merrte pjesë në Dritën e Tij të pakrijuar.

Perëndia Ati para se të krijonte botën e dukshme me anën e Birit dhe Fjalën e Tij :?bëhu dhe ajo u bë?(Zanafilla I) dhe Shpirtit të Shenjtë që fluturonte mbi sipërfaqen e ujrave ( Zanafilla 1-2) , krijoj në fillim dhe solli në ekzistencë po me anën e Fjalës dhe e përsosi në shenjtëri përmes Shpirtit të Shenjtë natyrën engjëllore, fuqitë shpirtërore dhe të patrup si shërbëtorët e Tij të zellshëm dhe të zjarrtë.(Hebrejve 1-7)

Ata u krijuan si drita të dyta reflektuese e Dritës së parë të pakrijuar të Perëndisë duke u bërë pjesmarrës sipas Hirit në pavdeksinë e Trinisë së Shenjtë.

Engjëjt e Shenjtë janë të një natyre shpirtërore, pa masë, peshë dhe kufizime trupi material , gjithnjë në lëvizje,të lirë në zgjedhje dhe qenje me arsye.

Ata e shikojnë Perëndinë në masën që munden ta pranojnë sipas rangjeve ,dhe në soditjen e Zotit gjejnë ushqimin, qëndrueshmërinë dhe arsyen e ekzistencës së tyre.

Megjithëse janë të lirë nga çdo ndjenjë dhe instikti trupi material ashtu si e kanë njerëzit ,ata përsëri u krijuan nga një ndryshim domethënë kalimi nga mosqënia në qënie dhe me vështirësi mund të priren tek e keqja por jo të mos kapen absolutisht në lakun e saj, sepse nuk mund të jenë të pagabueshëm si Perëndia që nuk mund të bëj kurrë keq edhe të preket prej asaj.

Prandaj ata duhet ta përdorin mirë lirinë supreme që ua ka dhënë Perëndia për të ruajtur të mirën dhe për të përparuar në soditjen e mistereve hyjnore , pa u rrëzuar pa kthim në të keqen dhe largimin nga Perëndia i Gjithmirë , sepse atëhere duke qënë se banojnë në qiejt  jashtë kohe dhe hapsire fizike si në tokë,  s?do të mund të këtheheshin më nga rrëzimi prej vendeve qiellore ku i vendosi Perëndia sipas rangjeve, sepse ata s?kanë trup fizik dhe kohë që të ndryshojnë ashtu si njerëzit.

Nuk është se ata janë plotësisht jolëndor, por sipas Etërve të Shenjtë  kanë një trup eterik, ajror, sepse vetëm Perëndia  është vërtetësisht pa lëndë dhe i patrup.

Natyra e tyre e shpirtërore i bën t?u shpëtojnë kufizimeve fizike si për ne njerëzit që janë si muret, dyert, distancat, kohës. Duke qënë të palëndë shpejtësia ekstreme e lëvizjes së tyre u jep mundësinë të përshkojnë hapësirën e universit material pothuajse përnjëherësh.

Ata kur dërgohen nga Perëndia me mision pranë njerëzve mund të marin formë trupore duke na lejuar t?i shikojmë, por jo se kanë atë pamje njerëzore ashtu si shohim nëpër ikonat orthodhokse , pamjen e vërtet të tyre i njeh vetëm Ai që i krijoj.

Ata mund  të lexojnë mendimet e njerëzve,megjithëatë, si qënie të krijuara nuk janë të pajisura me ominishiencë (gjithëdiuri) që si atribut Hyjnor e ka vetëm Perëndia Triadik, as që të gjenden në dy vende njëkohësisht në qiejt edhe në tokë si omniprezenca (kudondodhur) e Perëndisë. Nëse profetizojnë të ardhmen, kjo ndodhë falë zbulimit Hyjnor , jo se janë të Gjithëdijshëm si Zoti.

Perëndia i bëri ata shërbyesit e tij dhe i dërgon engjëjtë si erë dhe flakë zjari (Hebrejnve 1-7)

Engjëll si emërtim nënkupton (lajmëtar) dmth të vigjilojnë mbi tokë dhe të kujdesen për atë edhe gjithë krijimin material.

Ata udhëheqin popujt ,kombet dhe kishat e Perëndisë. Çdo kishë lokale ka një ëngjëll mbrojtës (Zbulesa 2-1) dhe kështu sigurojnë realizimin e planeve të providencës Hyjnore si në përgjithësi ashtu edhe në veçanti për secilin nga ne kudo që të jemi.

Perëndia kur pagëzohemi na ka vendosur padukurisht pranë secilit prej nesh një engjëll mbrojtës,i cili vigjilon pa pushim mbi ne deri në fund të jetës tonë derisa sa të gjykohemi mbas vdekjes.

Engjëjt na sugjerojnë të mirën përmes zërit të ndëgjegjes sonë , ose na ndihmojnë t?u shmangemi kurtheve të djallit dhe të nxisin brenda nesh zjarrin shpëtimtar të pendimit kur mëkatojmë.( Eksodi 23-30) ( Tobit 6-4)

Vetëm Krijuesi njeh natyrën dhe kufijtë e natyrës engjëllore, numri i tyre është shumë i madh i pamundur të numërohet nga njerëzit ashtu si thuhet tek Profeti Danieli:? Një lumë zjarri ridhte para Tij; mijra e mijra i shërbenin ,dhe e mori e mori mbaheshin pranë Tij” (Danieli 7-10).

“Mijëra e mijëra ” tregon se kaq ishte mundësia e shprehje njerëzore që nuk mund t?i numëroj dot, prandaj dhe Tradita e Shenjtë zakonisht i rradhit në 9 urdhra legjone të ndarë në 3 triadha që përbëhen nga 3 rangje.

Rangu i parë i hierarkisë qiellore është ajo që gjendet gjithmonë pranë Perëndisë dhe që është bashkuar me Atë para të tjerave dhe pa ndërmjetës, ajo përmbledh rangun si Serafimet të shfaqur me gjashtë krahë, ku ky emër në hebraisht do të thotë ? i zjarrtë?. Ata lëvizin me frikë përreth realiteteve Hyjnore që u jep pushtet të lartësojnë vartësitë e tyre drejt Perëndisë, ku me dy krahë fluturojnë , me dy mbulojnë fytyrën që të mos verbohen nga Drita Hyjnore dhe dy në shenjë frike dhe adhurimi Hyjnor mbulojnë këmbët e tyre (Isaia 6-2).

Të dytët , të të njëjtit triadh , por me funksion të ndryshëm , janë Keruvimet, emri i të cilëve evokon plotësinë e njohjes së Perëndisë. Thuhet se janë të mbuluar me sy në tërë anët , si pasojë e aftësisë së tyre për të soditur Dritën Hyjnore.(Ezekieli 1-18)

Të tretët e triadhës së parë janë Fronet, mbi të cilat Perëndia gjen prehjen e Tij.

Triadha e dytë shpirtërore ,e ndërmjetme,transmenton me mirësi dhe urdhra dekretet e Providencës Hyjnore dhe ngre frymën e rangut të poshtëm drejt imitimit të Perëndisë .

Kjo triadhë e dytë përbëhet nga rangjet si : Zotërimet ,Pushtetet dhe Fuqitë.

Triadha e tretë e përmbyll hierarkinë qiellore.Ajo përbëhet nga Principatat,Kryeengjëjt dhe Engjëjt.

Me këta të fundit Perëndia komunikon dekretet e Providencës së Tij  me njerëzit dhe i dërgon mes nesh në një trajtë trupore të perceptueshme prej nesh.

Sipas planin Hyjnor ,njeriu i përfaqësuar në personin e Adamit (Zbulesa 1-26),duhet të ishte urdhri i dhjetë i kësaj hierarkie dhe duhet të përmbushë përsosmërinë e krijimit ( Luka,15.1 -10), por ra dhe iu nënshtrua vdekjes i mashtruar nga Eusfori kryengjëlli rebel.(Zanafilla 3 :6-7)

Plotësia e panumërueshme e hierarkisë qiellore gëzohej në qiejt shpirtëror nga Drita e pakrijuar e Perëndisë dhe formonte një rreth të shenjtë dhe të pandërprerë,duke psalur njëzëri fuqishëm himnin trishejntor : ?Shenjt,Shenjt ,Shenjt,Zoti Savaoth,qielli e dheu janë plot me lavdinë e Tënde??(Isaia 6-3)

Kjo gjendje harmonie jashtë kohe dhe hapsire toksore vazhdoj deri kur fryma engjëllore Eosfori që ishte më afërti i Perëndisë Triadik i tëri i shkëlqyer nga Drita Hyjnore,ra në krenarinë e privilegjeve që kishte marrë dhe donte të bëhej si i Shumëlarti duke thënë :??Do të ngjitem në Qiej;përmbi yjet e Perëndisë do të ngre fronin tim;do të ngjitem mbi majat e reve;do të bëhem si i Shumëlarti??(Isaia  14.14).

Luçiferi ashtu si engjëjt nuk ishte i krijuar keq nga natyra, por nga krenaria u rrëzua nga vendet dhe privilegjet qiellore.Ai ishte i pari që hodhi poshtë të mirën dhe zgjodhi të keqen.Ai i ktheu kurrizin Dritës Hyjnore për të rënë në errësirat e kaosit dhe privimit nga dashuaria e Perëndisë , prandaj kur tha këto fjalë krenarie ra menjëherë nga rangu i lartë ku ishte dhe përfundoi në greminën dhe kaosin e Ferrit që e krijoj në veten e tij,si rrufeja bie në tokë dhe zhduket me shkëlqimin e saj, ashtu si na i thotë Biri dhe Fjala e Perëndisë Jisu Krishti : “Ja shikoja satanin që binte si rrufe nga qielli?

Pasi çau qiejt, në rënien e tij katastrofike  tërhoqi me mashtrim dhe dhunë një shumicë ëngjëjsh nga të gjitha urdhrat (Zbulesa 12: 3-4) dhe u bë kryetari i tyre dhe u quajt ?satanai? që do të thotë armik i Perëndisë dhe djall shpifës ( Zbulesa 20-2)

Numri i tyre që ranë nga rangjet të mashtruar nga djalli ishte i madh dhe në pamjen e këtij spektakli të vajtueshëm, Kryeëngjëlli Mikael nga përulësia dhe nënshtrimi i tij i urtë ndaj Krijuesit i fuqizuar në Dritën e Pakrijuar ,u lëshua vetëtimthi te ky çrregullim kaotik dhe thirri fortë mes engjëjve që po qëndronin të hutuar: ?Le të vëmë re??d.m.th..??Le të bëjmë kujdes, të qëndrojmë me frikë, në vendet tona, të jemi vigjilentë,ne qeniet e krijuara ,që patëm privilegjin të qëndrojmë më këmbë para Perëndisë.Le ta dimë se jemi shërbyes .Të bëjmë kujdes me njohjen e vetes, të shikojmë rënien e atyre që donin të barazohesin me Perëndinë!??

Me Kryengjëllin Mikael u bashkua Kryeëngjëlli Gabriel dhe të tjerë kryeëngjëj dhe engjëj dhe gjithë shpirtrat e  pa trupa besnike kënduan në kor himnin Trishejntor: ?Shenjt,Shenjt,Shenjt Zoti Savaoth qielli e dheu janë plot me lavdinë tënde, hosana në më të larta i bekuar ëshët ai që vjen në emërin e Zotit.?

Kështu përfundimisht ndaloj rënia e mëtejshme e engjëjve dhe ata që ranë u quajtën të ndarët ose demonë. Ata nuk mund të rikthehen më në vendet e tyre qiellore dhe pëjetësisht janë të dënuar bashkë me djallin kryetarin e tyre në Ferr (Zbulesa 20-10)

Pikërisht në kujtimin e kësaj asambleje ,të këtyre koreve engjëllore nën drejtimin e kryeëngjëllit Mihail, Gabriel, në frikë, adhurim ,vigjilencë ,mirëkuptim dhe unitet reth Perëndisë  Triadik festojmë sipas Etërve të Shenjtë në 8 nëntor.

Për rolin dhe ndihmën e kryeëgjëjve  të shenjtë Mikael dhe Gabriel dhe engjëjve të tjerë kemi shumë ngjarje të regjistruara në Bibël si në Dhiata e Vjetër edhe tek e Dhiata e Re dhe në jetët e shejntorëve.

Në këtë mbledhje të Kryeëngjëjve të Shenjtë Kisha Orthodhokse kujton jo vetëm Kryeëngjëjt Miakel dhe Gabriel, por dhe Kryeëngjëjt e tjerë si Rafeli,Urieli, Salathieli, Jegudieli,Barakieli, të shtatë Kryeëngjët e Shenjët që rinë pranë fronit Hyjnor (Zbulesa 1-20) së bashku me mbledhjen e nëntë rangjeve të hireararkisë qiellore, si :Serafimet, Keruvimet, Fronet, Zotrimet, Pushtetet, Autoritetet, Fuqitë, Kryengjëjt dhe Engjëjt.

Njeriu i mashtruar nga djalli (Zbulesa 3 6-7) i ndarë nga Perëndia engjëjt dhe Edeni (Zbulesa 1-24)  që të bashkohej pësëri me Perëndinë dhe engjëjt dhe të rivendoset në Parajsë e kishte të pamundur.

Këtë mundësi mund ta  krijonte vetëm Perëndia Triadik me dashurinë e Tij : “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.(Joani 3-16-17)

Biri dhe Fjala përshkoi nga lartë poshtë shkallët e hierarkisë ëngjëllore duke u bërë në tokë njeri me trup dhe shpirt si ne:”pak më të vogël se ëngjëjt”(Hebrejnve 1-7)  dhe me vdekjen e tij vullnetare në kryq (Luka 23 :33-48), Ngjalljen ( Luka 24) dhe Ngjitjen  e tij në qiejt (Luka 24 : 50-53) e ngriti natyrën njerëzore të hyjnizuar në veten e tij, përmbi rangjet ëngjëllore ,duke e ulur në të djathë të Perëndisë ,: dhe u bë  aq më i lartë se e ngjëjt”.(  Hebrejnve 1-4)( Zbulesa 3: 21-22) duke realizuar përfundimisht qëllimin e njeriut të krijuar: ?Sipas shëmbulltyrës së vet, sipas shëmbulltyrës së Perëndisë?(Zanafilla 1:27)

Këtë ditë çdo besimtarë orthodhoks  kujton edhe engjëllin e tij rojtar të cilin e lusim çdo ditë në Shërbesën e Pasdarkës.?O Engjëll i shenjtë mbrojtës i shpirtit tim të mjerë dhe i jetës time të vuajtur,mbromë këtë natë edhe ruajmë nga çdo ndikim i armikut(djallit)…

Në këtë ditë të 8 nëtorit  Kisha Orthodhokse I këndon Kryengjëjve të shenjtë me nderim :

? O gjeneral të ushtrive të qiellit ne shërbëtorët e pavyer dëgjonani dhe mbronani gjithënjë dhe ndërmejtoni papushim hapini fletët mbi të gjithë ne dhe mbulonani me dritë, ne që po ju lusim me besë, dhe çlironani nga çdo rrezik si taksiark (prijës) të fuqive të sipërme.?

( Përlëshorja e ditës)./CNA.al

Lajmet e fundit nga