LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktivitetet kriminale/ Artan Hoxha: Bosët fshihen në Dubai, takohen me politikanë dhe personazhe të showbizzit

6 Nëntor 2021, 19:43, Aktualitet CNA
Aktivitetet kriminale/ Artan Hoxha: Bosët fshihen në Dubai, takohen me

Dubai mbetet vendi i  fshehjes së grupeve dhe bosëve të krimit.

Këtë deklaratë ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha, i cili në një intervistë për emisionin Vetting në ABC, tha se Dubai tashmë është kthyer në vendin që ofron luksin e frenuar për personazhet e botës së krimit të cilët nuk japin llogari për paratë që kanë.

Ndër të tjera ai është shprehur se ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara është i vështirë, kjo i favorizon personazhet e përfshirë në grupet kriminale që të jetojnë lirshëm në Dubai, dhe sipas tij nga andej po drejtojnë grupet e tyre.

Ato janë të vendosur në një kontinent tjetër në Azi dhe bëjnë një ndërlidhje me drogës që vjen nga Amerika Latine për në Bashkimin Evropian.

Hoxha ka theksuar se bosët e shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare të vendosur në Dubai bashkë me familjet zhvillojnë takime me politikanë, personazhe të shoëbizit dhe drejtojnë aktivitetin e tyre pa u përballur me drejtësisë.

?Po të shikosh pjesa dërrmuese e grupe të krimit të organizuar që merren me trafikun e kokainës kryesisht ato që kanë lidhje me Amerikën Latine, direkt me origjinën e kokainës, janë të përqendruar në Dubai, dhe nuk janë vetëm bosët aty por edhe familjet e tyre. Sipas raportit që ka DASH sot në Dubai gjenden ish autokratë, diktatorë, kryeministra, ish kryeministra të botës së tretë që kanë pasur probleme me drejtësinë në vendin e tyre dhe janë vendosur e po jetojnë aty, në Dubai gjithashtu gjenden personazhe të krimit të organizuar, jo vetëm shqiptarë. Shqiptarët mund të jenë ndër të fundit që kanë shkuar atje.

Sot kemi bosë të krimit të organizuar që vijnë nga Shqipëria e mesme, Tiranë, dDrrës, Elbasan, Lushnje që janë të përqendruar aty dhe janë vendosur aty. Deri më tani jam kurioz të di nëse kanë ndonjë aleancë mes tyre nëse atë që i kanë pasur në Shqipëri i kanë zhvilluar dhe atje. Ato në një vend të sigurt siç janë atje, mund të bëjnë dhe marrëveshje. Ne akoma nuk kemi një kartel të mirëfilltë edhe pse vazhdimisht i janë referuar organizatës BLANKO që një nga drejtuesit kryesor u ndalua në Emiratet e Bashkua por nuk është ndalur, por nëse do të ketë një kartel ai do të vijë nga një kooperim i këtyre organizatave që janë të vendosur bashkë me familjet në Dubai.

Problematika kryesore është se bosët e krimit shqiptarë janë të vendosur atje, bëjnë takime me këngëtare, me politikanë dhe po e drejtojnë aktivitetin kriminal nga Dubai. Ato e drejtojnë një trafik që nis nga Amerika Latine, për në Bashkimin Evropian. Ato nga Dubai bëjnë rekrutimin e anëtareve të rinj nga Shqipëria?, është shprehur ndër të tjera Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga