LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptarët, neglizhentë ndaj shëndetit të syve/ Specialisti Italian zbulon rreziqet e mungesës së kontrolleve

6 Nëntor 2021, 12:18, Aktualitet CNA
Shqiptarët, neglizhentë ndaj shëndetit të syve/ Specialisti

Në Shqipëri ndryshimi i cilësisë  së jetesës nuk ka ecur paralelisht me standardet ndaj kujdesit shëndetësor. Krahas problemeve të mëdha të sistemit shëndetësor, ekziston edhe një ndërgjegjësim i ulët shoqëror i parandalimit të sëmundjeve përmes kontrolleve rutinë dhe periodike të shëndetit, veçanërisht atij të syve. Diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare tepër të përhapura në shoqërinë tonë janë pragu i përkeqësimit të syve.

Një faktor ndikues në shëndetin e syve është përdorimi i celularëve , kompjuterave , tabletëve dhe lap topët që nuk po njeh moshë dhe afat kohe . Pandemia i ktheu shumë profesione dhe shërbime online dhe kjo  përkthehet më shumë orë para ekranit kompjuterik apo celularit,  fenomen i cili dëmton syrin në mënyrë intensive. Okulistët prej muajsh  i bien këmbanave të alarmit për rrezikun që I kanoset njerëzve nga ky ndryshim i stilit të punës dhe të jetesës në kurriz të normalitetit të funksionit të syve.

Optikometri Italian Luca Frioni me një eksperiencë pune në Romë prej 25 vitesh në biznesin e trashëguar familjar , gjendet në Shqipëri, ku ka hapur klinikën e kujdesit ndaj syrit,  në Paskuqan, me po të njëjtin mbiemër, Klinika okluistike italiane, Frioni.

Doctor pse pikërisht keni hapur në Pskuqanin klinikë të vizitave të syrit ?

Kam një arsye shumë të thjeshtë kryesore në përgjigjen time. Sepse periferitë janë gjithmonë të braktisura nga shteti dhe shoqëria, pra komuniteti këtu nuk  në përfiton shërbime. Në rastin konkret shëndetësia nuk është një system i konsoliduar  këtu në Paskuqan, dhe kujdesi ndaj shëndetit duket i një niveli të ulët. Aq më tepër kontrolli j syve më duket minimalist dhe aspak serioz.

Sipas jush çfarë nuk shkon në trajtimin e problemeve  okulistike këtu në Shqipëri

Nga ajo cfarë kam konstaktuar gjatë  vizitave dhe në qytete të tjera si dhe dëshmitë e pacientëve mendoj se, okulistikës shqiptare i mungon një protokoll rigoroz i vizitave të syrit  si  në tregues cilësorë ashtu edhe në ato sasiorë, pra afatit kohor të vizitës.

Për të qenë më konkret, habitem sesi nië vizitë sysh nga shumë  mjekë privatë zhvillohet për pak minuta dhe fillon e mbaron me shikimin nga afër dhe nga larg të shkronjave të alfabetit.  Kjo procedurë nuk ka lidhje me kontrollin e mirëfilltë dhe profesional të syve. Mos të harrojmë që një kontroll i saktë dhe i plotë i syve kërkon kohën e mjaftueshme dhe njohuri të integruara të historikut të sëmundjeve të pacientit si përshembull diabetit, sëmundjeve të zemrës, tronditjeve cerebrale, sëmundjes së veshkave etj

Neglizhenca  ndaj  shëndetit te syve,  duket sikur është një mendësi e rrënjosur prej vitesh mes jush. Syri sikurse dhe organet e tjera ka nevojë për vizita periodike dhe të thelluara, pasi moskapja në kohë e sëmundjes,  i përkeqëson treguesit deri në verbëri të plotë. Teorikisht në  okulistikën italiane theksohet se ” Nga sytë kupton shëndetin e   pacientit.

Miopia përshembull është një patologji tipike e njerëzve këtu, që do të thotë difekt i shikimit dhe, shumica paraqiten për kontroll kur gjendja është rënduar. Sepse vizitën  tek mjeku shoqëria  e lidh domosdoshmërisht me faktin nëse ndiejnë dhimbje.

Fëmijët mbeten kategoria më e dëmtuar dhe më e pambrojtur nga komunikimi teknologjik. Prindërit duhet ti sjellin fëmijët për vizita dhe kur ata nuk kanë ankesa

Nga ana tjetër dhe mjekët specialist duhet të tregohen më vigjilentë në trajtimin e sëmundjeve të  pacientit pasi përshembull një diabetik duhet doemos të këshillohet të paraqitet për vizitë të syve.

Në klinikën Frioni krahas vizitës së shpejtë të syve me dy paketa me  kontrolle komplekse të syve  

Është thelbësor vizita e fondo del occhio pra thellësisë, fundit të syrit. Nga kjo procedurë ne arrijmë në diagnoza shumë të sakta dhe të detajuara të sëmundjes së syrit dhe më pas kurimit të tij. Me anë të këtij kontrolli të thelluar arrijmë të marrim të dhëna për qarkullimin e gjakut në zgavrën e syrit, procedure që na siguron të dhëna për gjendjen e vazave të gjakut. Ato mund te dëmtohen nga sëmundje si diabeti, dislipidemitë dhe pathologji të ndryshme të  trurit përfshirë dhe tumoret

Cilat janë disa nga risitë e punës në klinikën tuaj?

Në klinikën okulistike Frioni kemi pajisje dhe aparatura të një teknologjie të lartë diagnostifikimi, me të njëjtat standard dhe protokoll  vizitash, sikurse në klinikat okulistike në Itali. Ne operojmë me lente të një cilësie të lartë të prodhuara në Itali dhe me syze që montohen eskluzivisht atje. Lentet italiane kanë një garanci maksimale dhe një qartësi të jashtëzakonshme  të Polimerit.

Ato testohen nga një procedurë shumë komplekse veçanërisht nga vlerësimi i polimerit lëndë përbërëse e lentes,  para se ato  të dalin në shitje. Ndërkohë.montimi i syzeve parashikon një teknikë specifike pasi skeleti përbën kriter kyç në cilësinë e syzeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga