LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi ndaj Hipertensionit Pulmonar

5 Nëntor 2021, 12:57, Aktualitet CNA
Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi ndaj

#NxitNdërgjegjësimin#HP

Si të njohim simptomat & shkaqet që çojnë në Hipertension Pulmonar

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të popullatës rreth Hipertensionit Pulmonar/ HP që është një sëmundje progresive e mushkërive që prek si të rriturit ashtu edhe fëmijët e të gjitha moshave. Kjo patologji konsiderohet një gjendje shumë serioze për shëndetin duke qenë se mund të çojë në dobësim të anës së djathtë të zemrës apo dështim të saj, duke rezultuar deri në fatale për jetën e pacientit.  Prandaj, si çdo vit, edhe këtë vit, nën sloganin #SparkAwareness ~ #NxitNdërgjegjësimin, Organizata Botërore e Shëndetësisë inkurajon informimin rreth Hipertensionit Pulmonar.

Hipertensioni pulmonar është një rritje e presionit në enët (arteriet) e gjakut që bartin gjak në mushkëri. Pra, ndodh që këto arterie mund të ngushtohen, bllokohen ose të dëmtohen dhe për këtë arsye ato nuk arrijnë të bartin sasinë e duhur të gjakut në mushkëri.

Në fazat e hershme të tij HP mund të mos japë simptoma të dukshme, por gulçimi apo të errësuarit të syve gjatë aktivitetit fizik konsiderohen si simptoma të para. Ndonjëherë kjo sëmundje trashëgohet, pra kalon nga prindi te fëmijë me anë të gjeneve ndërsa herë të tjera, shkaku nuk dihet dhe në të tilla raste ky quhet Hipertension Pulmonar idiopatik.

Ndërsa stadet e avancuara të saj simptomat e HP-së mund të përfshijnë:

Në rastet e pranisë së patologjive kardiake, simptomat rëndohen më tej madje vihet re prania e cianozës (ngjyrimi blu i buzëve dhe thonjve).

Duke qenë se simptomat e Hipertensionit Pulmonar mund të ngjasojnë me shenjat (simptomat) e sëmundjeve të tjera sidomos atyre kardiovaskulare vështirëson në një farë mënyre edhe diagnozën sidomos nëse marrim parasysh edhe faktin që kjo patologji në fazat e hershme të saj nuk shoqërohet me simptoma të dukshme.

Për këtë arsye diagnostikimi i një pacienti me HP është mjaft kompleks për të cilin nevojiten një sërë ekzaminimesh përjashtuese

Në varësi të stadit të diagnostikimit të sëmundjes përcaktohet edhe trajtimi që i rekomandohet pacientit. Megjithëse HP nuk mund të shërohet, mjekët mund t?ju ndihmojnë në menaxhimin e kësaj patologjie duke qenë se trajtimi i duhut ndihmon në lehtësimin e simptomave, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe njëkohësisht ndikon në ngadalësimin e përparimit të kësaj patologjie.

Trajtimet janë komplekse dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Shpesh merr pak kohë për të gjetur trajtimin më të përshtatshëm për hipertension pulmonar. Kur hipertensioni pulmonar është shkaktuar nga një gjendje tjetër, mjeku do të trajtojë shkakun themelor sa herë që të jetë e mundur.

Zakonisht në stadet fillestare rekomandohet trajtimi bazë:

Ndërkohë në stade më të avancuara trajtimi i rekomanduar mund të jetë i targetuar, pra mjaft specifik për pacientin. Ndërkohë në raste akoma më të rënduara si dhe për të lehtësuar simptomat e pacientit, rekomandohet trajtimi kirurgjikal.

Departamenti i Pneumologjisë

Spitali Hygeia

Kontaktoni:04 23 90 000

Lajmet e fundit nga