Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Zbardhet deklarata e përbashkët e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor në saminin e ?Open Ballkan? në Beograd.
Pas përfundimit të këtij samiti, të treja shtetet pjesëmarrëse, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë dalë me një konferencë të përbashkët, ku theksi është vendosur në thirrjen që i bëhet Bashkimit Evropian, për të zhbllokuar ngërçin e proceseve integruese të rajonit.
Deklarata e plotë:
BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, së bashku me partnerët nga rajoni, rikonfirmuan mbështetjen e tyre pa asnjë dyshim për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Brdos më 6 tetor.
Ballkani Perëndimor theksoi përkushtimin dhe angazhimin e rajonit ndaj vlerave europiane dhe normave demokratike, ndaj rëndësisë parësore të demokracisë, të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, kapaciteti i diskutueshëm i BE-së për të integruar anëtarë të rinj, debatet e brendshme midis vendeve anëtare të BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë penguar përparimin real të rajonit drejt BE-së.
Në letër, politika e zgjerimit mbetet aktive. Në praktikë, sidoqoftë, ka një zhgënjim në rritje mes qytetarëve të rajonit, lidhur me perspektivën në BE. Përveç kësaj, rajoni ka paguar kosto të larta për vonesat në perspektivën e tij në BE. Maqedonia e Veriut është shembulli konkret i dështimit të Bashkimit Europian në mbajtjen e premtimeve të tij.
Qeveria e saj bëri sforco të mëdha për të plotësuar kushtet e Brukselit, por vetëm sa e gjeti veten të izoluar dhe u la të përballej me pasojat e vendimeve të BE-së. Dobësimi i perspektivës së integrimit europian kërcënon të na lërë më të paintegruar se kurrë. Kjo është një ndjenjë që e bashkëndajnë në mbarë rajonin.
Ndërkohë që BE-ja po harton strategji të reja dhe me ndikim mjaft të gjerë, rajoni po përpiqet dëshpërimisht të zbatojë ato ekzistuese. Edhe pse shohim që rruga jonë drejt BE-së nuk po ecën me ritmin e pritshëm, ne mbetemi të angazhuar të arrijmë standardet e BE-së dhe**të ngushtojmë hendekun ekonomik me BE-në.**
Ne nuk mund ta lejojmë këtë spirale negative të kërcënojë vetë themelet e së ardhmes dhe mirëqenies së rajonit. BE-ja po ecën përpara, ndërsa rajoni ka ngecur në dilemat e vetë BE-së.
BE-ja duhet të eksplorojë të gjitha rrugët për përparimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në periudhën që i paraprin anëtarësimit, krah angazhimeve të saj për një zgjerim me faza, siç parashikohet në metodologjinë e re. Në përputhje me këtë, do të ishte me dobi që ta përfshinte rajonin në zhvillimin e politikave tregtare e tatimore të BE-së, si mekanizmi përshtatjes së kufirit të karbonit dhe garancitë për çelikun, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Po ashtu, ne mund të eksplorojmë mundësinë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga masa të ndryshme erga omnes të politikës tregtare. Ne mund të parashikojmë përfshirjen e universiteteve tona në Zonën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të BE-së, duke ofruar kështu një shans të barabartë për pjesëmarrjen në programet e specializuara, të hulumtimit dhe novacionit të BE-së. Në të njëjtën kohë, bujqësia jonë ka shumë nevojë për fonde, ndërkohë që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t?u zgjeruar dhe për t?i ofruar prodhime me cilësi të lartë tregut të BE-së.
Kjo mund të parandalojë ndikimin negativ në stabilizimin dhe performancën ekonomike të rajonit. Ne besojmë se është në interesin e vetë BE-së të ndihmojë dhe të promovojë një rajon me besim dhe prosperitet. Më tej, së bashku, ne mund të eksplorojmë pjesëmarrjen në Schengen dhe integrimin progresiv në tregun e përbashkët të BE-së.
Bota sot po ndryshon shpejt. Është koha të veprojmë dhe me vendosmëri. Nuk mund të lejojmë e as nuk do të na falin për mundësitë e humbura, vetëkënaqësinë dhe mungesën e vendosmërisë për të arritur një vizion strategjik. Na duhet të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, nëse do të duam të arrijmë rezultatet më të mira. Nëse dikush mendon se duhet të veprojmë tani, tani ishte dje. Për këtë arsye, theksuam sot vendimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadrin e nismës ?Ballkani i hapur?, duke ndërtuar punën mbi agjendën e Procesit të Berlinit, duke u përqendruar te zbatimi i shpejtë dhe i përshtatur. Kemi angazhuar Dhomat e Tregtisë në këtë përpjekje dhe i kemi ngarkuar të përgatitin një Udhërrëfyes të detajuar për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për lehtësimin e importeve dhe eksporteve në Ballkanin Perëndimor, nënshkruar më 29 korrik, në Shkup. Kemi miratuar Udhërrëfyesin për zbatimin e masave për lehtësimin e tregtisë sot dhe i kemi kërkuar CIF-së të monitorojë procesin e zbatimit më tej.
Po kështu, kemi vendosur të krijojmë një Këshill Ndërministror, i cili do të punojë ngushtë me Dhomat për zbatimin e këtyre masave.
Ballkani Perëndimor është gati të ecë përpara me hapa të përshpejtuara. Ai duhet të ecë përpara. Po kështu duhet të ecë edhe BE-ja ? drejt Ballkanit Perëndimor. Të ndenjurit duarlidhur nuk është alternativë.
Ne i ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë të tjerët në rajon të bashkohen me ne. ?Ballkani i hapur? është i hapur.
Barometri botëror i çmimeve të ushqimeve u ngjit në një kulm...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në...
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në orët në vi...
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mën...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ili...
Policia e Fierit ka vënë në pranga 38 vjeçarin me iniciale S...
Nga 114 kandidatë që kanë konkuruar për oficerë të Policisë ...
Nga Klodian Tomorri Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministr...
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënu...
Sot, 4 nëntor, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskopi i Ti...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, është takuar sot me Drejtorin ...
Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano pas takimit me ambasado...
Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me Drejtori...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikime...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ka mbyllur hetimet...
Nga Erion DashoDuke nisur nga muaji gusht 2020 (kur sektori ...
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bil...
Pastori Akil Pano thotë se me ndryshimet e propozuara në lig...
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...